• |
ide | kryesore

Analiza/ Arsyet pse Berisha po shantazhon Bashën dhe ç’mund të ndodhë në PD?

-Instant, Kryesore



Sali Berisha ka bërë më në fund publikisht atë që kishte paralajmëruar në rrethe të ngushta. I pakënaqur për braktisjen nga Basha, ai i ka vendosur vija të kuqe pasardhësit të tij, duke e kërcënuar me një shkarkim dhe rikthim në krye të PD-së.

Fraza e mirëmenduar: “Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never”, pasi u pyet për një rimarje të kryesimit të partisë që themeloi dhe udhëhoqi për një çerek shekulli do të thotë shumë.

Lexo me tej:
Ajo është më tepër një shenjë e qartë pakënaqësie, jo vetëm për humbjen e katërt radhazi të Bashës në krye të PD-së, por, mbi të gjitha, një zhgënjim për qëndrimin e mbajtur nga kryetari aktual që prej periudhës së shpalljes non grata nga sekretari i shtetit Blinken.

Menjëherë pas këtij akti traumatik për PD Basha mbajti një qëndrim as mish as peshk. Ai nuk arriti të shprehet kurrë nëse parardhësi i vet ishte një minuesi i demokracisë, një shpërdorues i fondeve publike në favor të familjarëve dhe aleatëve të tij, apo në të kundërt, ishin amerikanët ata që ishin gabuar në gjykimin për Sali Berishën.

Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën?

Këtë dyzim prej skuthi e bëri më të dukshëm edhe krahasimi i qëndrimeve që mbajti Basha dhe atij që mbajti presidenti Meta.

Basha foli thjeshtë për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën që kanë nxirë Berishën), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.  

Ilir Meta gjithashtu e vendosi këtë akt në sfondin aspak të pafajshëm kohor kur ai ndodhi: “Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik” tha ai.

Por, ky qëndrim politik prej opozitari që mbajti presidenti i republikës nuk pati asnjë jehonë në PD. As Basha, as rivalët e tij për kreun e partisë, madje as një nga deputetët nuk doli hapur në mbrojtje të Berishës duke e konsideruar si gabim atë që erdhi nga Uashingtoni.

Kryesia e PD miraton sot kandidatët për kryetar. Asnjë rival në mbrojtje të Berishës

Agron Shehaj bëri bujë kur u përgjigj ‘Non comment” për këtë temë, ndërsa të tjerët përdornin fraza pa kuptin si : “Berisha e ka marrë përsipër personalisht mbrojtjen e dinjitetit të tij”.

Të gjitha këto e derdhën gotën duke e detyruar Berishën të thoshte të enjten në mbrëmje se pas vendimit të shpalljes non grata: ‘Unë kam ndryshuar rrugë”. 

I pyetur se me këtë deklaratë nuk e përjashtonte as rikthimin në krye të PD-së, Berisha u përgjigj prerë: “Nuk përjashtoj më asnjë të drejtë time kushtetuese”.

Ajo që po ndodh në kulisa

Ajo që deri më tani nuk ka dalë në pah por po përflitet shumë në koridoret e diplomacisë dhe politikës është fakti se Bashës i është kërkuar nga emisarë të huaj përjashtimi i doktorit nga grupi parlamentar i PD-së në parlamentin e ardhshëm. Arsyetimi i përdorur është ai se, vetë Basha, ka mbajtur një qëndrim të ngjashëm për Tomë Doshin, kur ky u shpall non grata dhe tani nuk ka si ndryshon standart kur vjen puna për Berishën.

The Washington Times: Presioni ndaj Blinken mbi dyshimet e lidhjeve të Sorosit për shpalljen non grata të Berishës

Por, një akt i tillë do të ishte turpërimi fundor për liderin historik të PD-së. Nëse kjo do të ndodhte (Berisha ka deklaruar vetë se ai do të marrë pjesë me çdo kusht në parlamentin e ardhshëm), ai do të shndërrohej në një deputet të rëndomtë në kuvend, nuk do të kishte mundësi të merrte fjalën brenda kohës së grupit të PD-së dhe do të kthehej në një pre qesharake e talljeve të kundërshtarëve të tij socialistë. Fakti se Basha nuk ka mbajtur as një qëndrim kundër veprimeve të SHBA-së, fakti se ai nuk ka treguar vendosmëri ndaj kërkesave të diplomatëve, e ka shtyrë Berishën drejt veprimit ekstrem duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.

Sa gjasa ka që Berisha ti zërë vendin Bashës?

Për momentin hipoteza e një rokade në krye të PD-së është afër zeros. Basha do të marrë të dielën mandatin e tretë për një periudhë katër vjeçare. Madje ka zëra që thonë se ai e dinte atë që do të ndodhte me Berishën dhe prandaj i afroi në mënyrë të beftë zgjedhjet në parti, nga korriku në qershor, me çmimin e rëndë të daravitjes së kauzës për vjedhjen e zgjedhjeve.

Pra, nëse Basha zgjidhet këtë të dielë, Berisha nuk ka asnjë shanc real të synojë rikthimin zyrtar në krye të PD-së. Prandaj deklaratat e tij janë më shumë një shantazh, një tërheqje e fundit për veshi, sesa një synim real.

Por, pyetja që shtrohet është: çfarë PD-je do i mbetet Bashës nëse liderin historik e ka kundër? Një Berishë në sulm, do të mblidhte rreth vetes të gjithë peshat e rënda të PD-së të vjetër që njërin pas tjetrit, vit pas viti, kryetari aktual i ka shndërruar në armiq. 

Analiza/ PD po hyn në epokën e post berishizmit

Vërtet nga një lëvizje e tillë Basha do të zhvishej nga ngarkesa dhe pesha e mëkateve të berishizmit, që se bëri dot me vullnetin e tij të lirë, por ky operacion i vonuar imazhi mund të jetë me kosto shumë të lartë. Ai mund të përfundojë me një përcarje të thellë të PD-së, ku Bashës do ti mbetet vula, por do të braktiset nga militantët e lodhur nga humbjet e tij të njëpasnjëshme dhe squltësia e tij proverbiale.

Prandaj, ndonëse është shume shpejt për të parashikuar pasojat afatgjata, një gjë është e sigurtë: vendimi i Berishës për të ndryshuar kurs pas shpalljes non grata, nuk do të kalojë pa lënë shenjë në opozitën shqiptare.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. I than filanit ka ren ziarre ne x fshat filani u pergjigj larg fshatit tim ra ne fshatin tend larg shtepis time ra ne shtepin tende pregjigjja larg bythes time pdja ka mare fund.

  2. Ku i patë ju shantazhet ju të lapsit.Keni filluar keq dhe ju me diversione.O keni fantazi të madhe o kjo thjesht i bëni shërbim Ramës!!!

  3. Sa me shpejt te ndahet PD nga Berisha me mire. Ky eshte viti 91 per PD, kur PS iu desh te ndahej nga Enveri. Nese nuk e ben PD eshte e marre fund.

    1. PS-se iu desh te ndahej nga Enveri?????:)) Edhe ne kete moment qe po shkruajme pas 30 vjetesh e ke gjysmen e shqiperise elektorat i PS dhe garnizonin e Patronazhisteve, te gjithe Eneverista.

  4. ME KETO ZGJEDHJE FARS PD PO SHKON DREJT VETSHKATRRIMIT
    ME DUKET SE BASHA KETE E KA PAS SI SYNIM PRIMAR .
    BERISHA E KA KUPTUAR DHE KERKON TE HYJE NE FUSHE
    NDOSHTA ESHTE VONE POR ME 1000 HERE I MIRE SE KY IDIOTI

  5. Un mendoj qe eshte thjesht diversion i ketij portali per te rritur klikimet .Eshte urgjente dhe e domozdoshme per pd qe ne krye te saj te jete nje Sali Berishe kushdo qofte ai per ti vene fre kesaj qeverie dhe ketij Enveri ,kesaj neo diktature.Keta partizan qe shkruajne komente ketu ,o nuk e njohin realitetin ose jane rrogetar te ripjerdhjes .Pse nuk komentoni se cfar behwt ne Shqiperi sidomos ne bregdetin tone po e ndajne pjes pjese sipas preferencave te Rames po vjedhin dhe pjerdhin nga te kater anet dhe juve s’ju ben pershtypje po u prish pune puna e pd.

  6. PDja dhe e djathta ndodhet ne udhekryq, po cfardo rruge te mari ka pasojat e saj. Eshte ironike per Berishen qe perballet me pasojat e veprimeve dhe emerimeve te tija te gabuara dhe me keq e godasin ne disa pika qe ka qene krenaria dhe perkushtimi i tije dhe nje nje moshe qe nuk eshte e merituar ta godasesh.

    1. Agron, doktori ka faje, prandaj le t’i vuaj pasojat e vendimeve të tij si gjithë të tjerët. Ka shumë mëkate për t’u përmendur ketu.

      Dhe une jam një opozitar, ish simpatizant i Berishes por tashmë i zhgënjyer. Mirë t’i bëhet!

  7. Berisha nuk po shantazhon por thjesht e ka kuptuar se ky karagjoz bukurosh po loz shume pis dhe po bene lojen e te gjatit tone dhe e babait te tyre shpirteror , sorosit.
    E degjoni se si flet ky karagjos , e degjoni sesa pa kuptim flet dhe se ç’premtime boshe e pa sens bene ?
    Tani fillon lufta , thot ky karagjoz , PD-ja doli me e forte nga keto zgjedhje , sot do luftojme per ndrushimet etj etj .
    Ti edhe sot vazhdon dhe mbeshtetesh akoma tek marrveshja e 5 qershorit qe faktikisht ishte nje marrveshje per te mos ndryshuar asnjegje . Si gjithmone , ti tjeter thua dhe tjeter bene . Premtove ndryshime dhe ndryshime nuk bere . Premtove qe kandidatet do zgjidhen nga baza dhe se asnje kandidat nuk do ishte jashte asaj qe do zgjidhte baza , faktikisht bere te kunderten . Premtove se do ishe garant per zgjedhjet dhe vetem garant nuk na dole . E ktheve fushaten ne nje fushate personale dhe sot duhet te ishe i dorehequr por dorheqje nuk jep . Dhe se fundmi po bene nje pale zgjedhje qe qe ne nisje jane farse dhe te manipulluara nga ty . Pse duhet te te besojme perseri ?Gjithçka qe ke bere e bere anapolla , largpamesia te mungon , kellqe nuk ke atehere pse duhet te vazhdosh te jesh perseri kryetar? Qe te humbim perseri ? Dil ne terren dhe degjo se çthote baza , ta siguroj qe as 5% nuk kane me besim tek ty , biles jane shume dyshues ne gjithçka bere ne keto 8 vite qe drejtove PD-ne .
    Deri dje une mendoja se ti gabove por sot jam i bindur se gjithçka ke bere e ke bere me vetedije te plot dhe me nje qellim te vetem , te shkaterrosh opoziten dhe opozitarizmin . Ti perdore fenomenin qe quhet , vrasje dhe vetvrasje me perputhje dhe ne fund asnje nuk te quan tradhtar por perkundrazi behesh edhe hero i partise . Dmth ti vret “armikun” qe te ka mberthyer nga pas por per ta eliminuar qellon dhe vret vetveten per te vrare njekohesisht edhe “armikun” qe duhet eliminuar .
    Une ve bast koken dhe koha do ta tregoje se brenda dhjetorit te 2021 ti do ta perjashtosh Berishen nga grupi parlamentar . Do shikosh se ende pa vajtur ne zgjedhjet lokale ose menjehere pas tyre PD do shkaterrohet dhe do kthehet nje nje partiçke . Prandaj largohu tani , mos i ço detyrat e sorosit deri ne fund , hapi rruge demokratizimit te PD-se . Largimi yt e risjell PD-ne ne pushtet , e kunderta jo vetem qe do ta lere PD-ne ne opozite por do ta do ta çoje ate ne shkaterrim total .

    Berisha eshte ujk i vjeter dhe i kap gjerat ne ajer . Berisha e kupton se me Bashen nuk ka me siguri por perkundrazi po shkohet drejt vetshkaterrimit , ai e kupton se basha eshte kollona e peste ne PD .

    P.S.
    Nje borxhdhenes qe mbasi nuk kishte lene vend pa kerkuar , rastesisht e gjen borxhliun e tij . I turfulluar nga zemerimi qe kishte me te fillon dhe e shan duke i thene se je maskara , genjeshtar , i pacipe e shume e shume ofesa te tjera . Kur deshe borxh mu pergjerove dhe u ule ne gjunje por une te kapa prej dore, te ngrita dhe ta dhashe menjehere shumen qe me kerkove borxh . Me the se do mi ktheje per nje jave dhe nuk e mbajte fjalen . Me the se do mi ktheje pas nje muaji dhe mu fshehe per gjashte muaj . Te kesh turp i thote borxhdhenesi borxhliut te tij , edhe sot pasi ka kalur me shume se nje vit ti perseri me genjen dhe me fshihesh . Jo i thote borxhliu , une kam dale kastile per te te takuar ty dhe nuk te kam genjyer kurre , por thjesht nuk i kam pas punet ne terezi . Mire i thote borxhdhenesi kur do mi ktheshe parate , me jep nje date te sakt . Po , i thote borxhliu , ne shtator do ta laj borxhin . Fjale burrash ? I thote Borxhliu . Po po , fjale burrash , ne shtator I ke te gjitha leket ne dore . Vjen shtatori dhe borxhdhenesi priste me kot borxhline , kaloi nje dite , dy m tre , kater dhe shtatori u mbyll . Ne perfundim te muajit dhe ne fillim te tetorit borxhdhenei niset direkt e ne shtepine e borxhliut . Per çudi e gjen aty dhe ashtu i nxehur siç ishte fillon dhe e ofendon duke i thene : te kesh turp , genjeshtar , mashtrues , i pacipe dhe njeri qe nuk e mban fjalen. Por gjakftohte borxhliu i thote mbaje gojen dhe turp te kesh ti se une gjithmone e kam mbajtur fjalen dhe gjithmone do ta mbaj , mos ma ve kurre ne dyshim burrerine . Borxhdhenei ashtu i turfulluar siç ishte i thote ti mire qe nuk paske cipe por merrke guximin e me flet per burreri edhe duke e ditue se me ke genyer ? Per çfare te kam genjyer , i thote borxhliu ? Me the se do mi jepje leket te gjitha ne shtator apo jo i hakerrehet borxhedhenesi ? Po i thote , borxhliu ? E atehee per ç’burresri flet i kthehet borxhedhenesi kur ti nuk e mban fjalen dhe genjen pa pasur qeder fare ? te thash ne shtator i kthehet borxhliu , por nuk te thash vitin . Shtator ka edhe vitin tjeter , I kthehet borxhliu . Prandaj here tjeter mbaje gojen dhe sillu si burre dhe jo si harbut .
    Morali ? Gjejeni vete , sipas kokes festen .
    Dje ishte : Me genjeve nje here eshte faji jot por po me genjeve perseri eshte faji im .
    Sot e tutje eshte : Me genjeve nje here eshte faji jot por edhe po me genjeve dy apo me shyme here , perseri eshte faji jot .

    Tung te gjithe demokrateve , Duke ju kujtuar se te dielen eshte dita te tregoni se jeni fisniker dhe se duje votuar kundra Bashes tregoni se ne dejet tuaja qarkullon gjak blu .
    Tung dhe respekte te gjithe shqiptareve kudo qofshin

  8. Sa shum lodheni ju shkerdhatat e kuqe per PD, mer jahu, shifni ata plerat e juaj qe e Shqiperine lecke ne te gjitha ministrit plus ai gerdalla matuf i Surrelit ka lene gjurme muti ketu e 100 vjet me pas, prandaj mir esht ju te shifni e te degjoni pordhet e plakut matuf injorant te Surrelit se te PD.

  9. Të kënaqur duhet të jenë dhe fëmijët e Berishës, dhe familja në tërësi. Jo se do t’u bëhet gjyshi kryetar i PD, por se ka marrë përsipër çdo shkelje ligjore të tyre, çdo akt korruptiv dhe kapje shteti.

    Ky është një sinjal që ai nuk do të pranojë ndëshkueshmërinë ligjore dhe do ta shmangë atë politikisht. I njëjti politikan që disa vite më parë qetesonte kolegët e mi, kur binte puna tek skandalet e djalit e vajzës, duke u thënë “nuk e kam djalin nën kontroll”, “nuk e di ç’mund të më ketë bërë” e gënjeshtra të tjera, sot i ka marrë ato përsipër.Shpellkare dilni dhe votoni salihun kryekar të pd dhe pastaj drejt revolucionit demokratik

  10. O Agron nuk është Pd dhe e djathta në udhëkryq por një popull që sdi të ndajë kush e mira dhe kush e keqja.Një popull që don të jetë peng i krimit dhe drogës dhe të një antishqiptari si Rama.

    1. Po gari po, nuk e pa populli se kush esh saliu dhe pd me 97, rrugen e kombit, 21 janarin gerdecin dhe ca ti shtosh me.Po ju bythqirat e pds e bet shtetin Bacen tuaji dhe tani ju ka ik bacja te i zoti? Kush nuk ju le juve te vidhni e te prosni eshte komunist! Hani karin dhe rrini ne opozit 100 vjet ashtu si meritoni

  11. Po levizin zagaret e Rames ,shikojne endrra me sy hapur.Nje gje te keni te sigurt ne qoftese Basha ben xhibla eshte i shkarkuar Brenda javes nga forumet e PD

  12. Te tere mavite mundohen te hedhin balte mbi zgjedhjet e partise demokratike .Lind pyetja -o mjerane ;sa vjet kini pa bere zgjedhjen e kryetarit te -pesedhjerjes ju-?

    1. Nese ti nuk e kupton se po firmos humbjen tende nuk eshte faji i mavive o dukati .
      Une mavive ua kam qi ropt por edhe injoranca e servilizmi juaj nuk ka te sosur .
      Jeni copa mishi me dy sy , jeni militant qe per nje humbes dhe mashtues ordiner beni vetvrasje kolektive.
      Mendon se do fitosh ndonjehere?

  13. cu ju qi motrat PeDeve se cfare bejne me njeri tjetrin. Parti e malokeve ,ceceneve dhe e sigurimit shtetit kete fund do kishte. Varju karin Le te vrasin njeri tjetrin

  14. Ju ini rrace kurvash dhe pederastesh o kopilat e partise qe shkerdhehi me njeri tjetrin vetem -partine-te kini te forte o moter qira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *