• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet shqiptari me 6 kg kokainë me logon “Prada”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 6 kg kokainë, që po e transportonte me makinë.

Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua në Torino, gjatë një kontrolli rutinë nga ana e policisë. Shkak për dyshimet e policisë u bë nervozizmi i të riut shqiptar.

Oficerët vijuan kontrolle më të hollësishme dhe me pas gjetën në makinë sasinë e drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në qese dhe mbante të stampuar logon e markës së njohur “Prada”.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro. 32-vjeçari, emri i të cilit nuk është identifikuar është arrestuar ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për të. ©LAPSI.al

https://youtu.be/aknQny2ftmk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *