• |
ide | kryesore

Dy binjakë për të lënë trashëgiminë e ‘mbretit’ të shpejtësisë: Usain Bolt publikon foton surprizë

-Instant, Sport



Në Xhamajkë, 19 qershori është Dita e Babait dhe Usain Bolt ka dashur ta festojë si më mirë nuk mundej, me një lajm të shkëlqyer, ku njofton se ai është bërë baba i dy binjakëve, Saint Leo dhe Thunder (që do të thotë “bubullimë”, një detaj që sjell ndërmend nofkën e fituesit të 8 medaljeve olimpike, “rrufe”). Ish-sprinteri ka publikuar në Instagram foton surprizë, duke qenë se shtatzënia e partneres së tij Kasi Bennett ishte mbajtur e fshehtë: e gjithë familjen, duke përfshirë edhe vogëlushen Olympia Lightning (një tjetër sinonim i “rrufesë”) që çifti ka lindur vitin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *