• |
ide | kryesore

Meghan Markle zbulon se cfarë fshihet pas titullit të librit të saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Marke ka folur së fundmi rreth librit të saj të parë dedikuar djalit dhe Princ Harry.

Nënjë intervistë për “NPR Weekend Edition”, Meghan zbuloi se i bëri Harry-t dhuratë një stol, ku ai të mund të qëndronte me vogëlushin e tyre dhe kjo është arsyeja pse libri mban titullin “The Bench”. “Ndonjëherë mendoj, sidomos gjatë vitit që shkoi, se shumë gjëra ndodhin në qetësi. Kur shihja bashkëshortin tim duke mbajtur në krahë djalin, duke e vënë në gjumë…këto janë gjëra që i kam futur në poemë. Rritesh me dikë dhe krijon një lidhje të thellë , që ndonjeherë shkon mirë e ndonjëherë keq. Çdo fëmijë ose çdo familje mund ta lexojë këtë libër dhe të gjejë veten, në çfarëdo lloj origjine apo feje. Shpresoj që njerëzit ta shikojnë këtë si një histori dashurie që përçon historinë e familjes sime”, u shpreh Markle.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *