• |
ide | kryesore

Borxh për dronë nga Erdogani apo radarë për sigurinë rrugore

-Instant, Ide

Shuarja tragjike në autostradan Levan -Vlorë e një familjeje emigrantësh që kishin ardhur të nisnin pushimet në Shqipëri ka ngritur edhe njëherë problemin madhor të sigurisë rrugore në vend. Makina e tyre, ku përpos prindërve gjendeshin edhe dy vajzat e vogla, Anastasia 14-vjeçare dhe Eva 9-vjeçare, doli nga rruga pasi u godit nga pas prej një Audi që nxitonte me një shpejtësi marramendëse prej 150 km në orë.


Shuhet familja në aksidentin tragjik/ Eduart dhe Silvana Gushi me dy vajzat ishin kthyer për pushime


Të pafajshëm, të rikthyer në atdhe për të kaluar disa ditë të lumtuara, pas tunelit të gjatë të pandemisë, katër familjarët u bënë viktima të një çmendurie që nuk është e rrallë në rugët tona. Histori si ajo e Audit që i nxorri ata nga rruga dëgjohen rëndom.

Duke përjashtuar vitin e kaluar – me masa kufizuese- Shqipëria numëron një mesatare prej 235 viktimash nga aksidentet rrugore çdo vit. Por ajo që është më e keqja ka të bëjë me faktin se në këtë vend, ku këto statistika janë të ngjashme me shtetet më të humbura afrikane, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për këtë problem. 

Të dhënat e Eurostat që ka parë Lapsi.al tregojnë se ne kemi një shifër katërfish më të lartë të vdekjeve në rrugë, në krahasim me vendet e BE.

Atëherë, si amortizohet ky problem?

Shembulli që ne kemi shqyrtuar, ai që ndoqi Franca e kohës kur në qeveri ishte Nikola Sarkozi, dëshmon se shtimi i kontrollit me radarë, ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe mbikqyrja e rreptë e zbatimit të tij e reduktojnë ndjeshëm shifrën e fataliteteve.

Eshtë koha që edhe qeveria e fasadave ta vrasë mendjen në këtë drejtim. Nëse ka vullnet, përmirsimet janë të dukshme. Eshtë e pafalshme që ne ende nuk kemi asnjë radar shpejtësie për të gjobitur të fortët që fluturojnë çmendurisht në akset tona kryesore.

Një ditë më parë, qeveria shqiptare mori vendim të shtojë borxhin e jashtëm të vendit për të miratuar një fond, për të blerë dronë për policinë, si një qokë për dhëndrin e Erdoganit. Por çmimi për 36 milionë euro për set , mund të duket një shpenzim i kotë përpara një investimi në radarë shpejtësie, në më tepër paisje kontrolli dhe në sigurinë rrugore.

Aksidenti tragjik, ‘Audi’ që i mori jetën familjes me 4 anëtarë lëvizte me shpejtësi 150 km/h (VIDEO)

Ndoshta dy gjërat nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë, por një gjë është e sigurtë: Qeveria nuk mund të rijë më duarkryq ndaj kamikazëve që marrin jetë në rrugë. Edhe po se bëri për sigurinë e shqiptarëve që jetojnë këtu, le të shqetësohet për atë të emigrantëve që fton të kalojnë pushimet. Ata nuk mund të kenë fatin tragjik të katër anëtarëve të familjes Gushi. Nuk mund të pretendosh të shndërrohesh në parajsë turistike duke i pasur autostradat si varreza masive. 

©Lapsi.al

6 Comments

    1. NUK ESHTE TEKNOLOGJIJA AS FORCA QE GJITHNJE ZGJILL PROBLEMET ,POR MENDJA ZGJUAR QE PRANON TE VEPROJ ME DREJTESI HAK NE KURRSESI NUK MUND TE NDRYSHOJME FILLIMIN E RRJELLES QE SOLLI KET EKSTREM POR NGA PIKA KU NDOLLEMI PERMES VLERAVE MUND TI JAPIM KUPTIM NDRYSHIMIT NE PERFUNDIMIN TON,NESE ANGAZHOHEMI NE DOBI

  1. Problemi eshte ky qe pjerdhe duke ngren buke dhe duke bere mbledhje me ata qe i dhjes nga siper eshte qe vidh vidh dhe beje me fukara kete popull dhe kaq me teper qar kerkoni o delet e qeveriut me te sukseshem ne historin tone.💩💩💩💩💩

  2. KDREJT PADREJTEUSH KRIJON PROBLEMIN KUSH LARGON PROBLEMIN,PYETJA ESHTE E THJESHT MENDJA,KJO E SHKRET MENDJE ,TE HUMB DHE KJO TE NXJERR,MENDJA E PERQENDRUAR NE INTERES ,DUKE U FRYR NGA EGOJA PER PUSHTET PARA I SHTYN GJYMTYRET TONA,DREJT PADREJTESIVE NDAJ TJEREVE,MENDJA E PERQENDRUAR NE DREJTESI TE VERTETEN ,VLERSON GJYKON ,NDAN TE KEQEN NGA E MIRA DHE,BEN ORGANIZIMIN FUNKSIONAL TE SGJILLJEVE SEPSE PLANIFIKON ZBATIMIN E DOMOSDOSHMERIVE,,DIFEKTET DHE MUNDESIT,DIFEKTET NUK ESHTE BERE ,IMUNIZIMI ESENCIAL NE KOHEN E DUHUR TE BREZAVE PER TE MARRUR NDJESHMERIN PER EDUKATEN E MIRE,KJO I PERKET PERJULLES SE SHTATZANIS,NJE PROCES HYJNOR I PAZEVENDESUESHEM,NUK JU BEHET IMUNIZIMI I DUHUR I DOMETHENIES SE FJALES QE FLASIN BREZAVE NE SHKOLLE KOHEN E DUHUR,TA NJOHIN KUPTIMIN VLEREN ,KETA JAN DY ELEMENTA PJEKURIJE NDJESHMERIJA SI GERME DHE FJALA SI VEPRIM PO KU MUND TA NJOHIN ZGJILLJEN E PROBLEMEVE ,QE NGA SHPREHJA,DHE ZBATIMI URTESIN E SUKSESIT,,KETA PER 1 SHEKULL KAN NXJERR BREZA ME IMUNITET TE PLANIFIKUAR KOMUNIST PA VLERA,TE PADITUR,POR NUK ESHTE SE NJERZIT NUK MESOJN SE KAN LOGJIK DHE E BINDIN FAKTET,ESHTE KRIJIM I PASFIDUSHEM HYJNOR,DHE NE GENE KAN QE NGA KRIJIMI TE REGJISTRUAR ,NDJESHMERIN PER TE MIREN POR AJO DON ,ZHVILLIM TRAJTIM,JO PERGJUMET,ME MASHTRIM,TANI QE U ZGJUAM MESUAN TE GJITH FILLON KUPTIMI PLANIFIKIMI DHE NDARJET OSE MIRKUPTIMI ASHPERSIJA DHE DHOGARIJA,SE ASGJE SKALON PA PERGJEGJSI DHE PA PASOJA EDHE PER ATO QE KOSTO NA KAN SJELL OSE ATO QE KAN SJELL KET EKSTREM TE NDRYSHOJN DHE PRANOJNE LARGOHEN NGA PADREJTESIT DHE LESHOJN VENDIN ATYRE QE E MERITOJNE TE MARRIN PERGJEGJSIN MBI POPULL ATO JAN PERFAQSUESIT E VLERAVE PROFESIONISTET DHE PASUESIT E TE VERTETES QE RENDIMENTIN SJELLIN VLER JO SI I KEMI PERFAQSUESIT E ANTIOVLERES ME RENDIMENT VETEM ANTIVLERE KRIME KRIMINALIZIME DHE BURIME KRIMI,PA ASNJE DOBI PER NE EDHE NE KEMI TE DREJT TE JETOJME NE TROJET TONA JO TE MIGROJME SE ZOTI NA I LLA MUNDESIT POR DORA E ZEZ E TE PADREJTEVE PO NA I GRABIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu