• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Greqinë, Shkupi do të nisë ndryshimin e pasaportave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Maqedonisë së Veriut gradualisht do të nisë ndryshimin e pasaportave. Ndryshimi do të jetë tek emri që ato do të mbajnë. Nga “Maqedonia” tashmë pasaporta do të mbajë emrin “Maqedonia e Veriut”, në përputhje me emrin e ri kushtetues të vendit dhe dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Njoftimi u bë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një ligjvënës i opozitës, duke theksuar se transferimi i të dhënave në sistemin e ri është në proces.

“Të dhënat do të transferohen në sistemin e ri të modernizuar dhe pastaj do të fillojë lëshimi i të gjitha dokumenteve që do të harmonizohen me Kushtetutën, me emrin e ri kushtetues”, tha Spasovski.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *