• |
ide | kryesore

Skedina “e çmendur”/ Tifozi gjen rezultatin e saktë të Zvicër – Francë dhe Spanjë – Kroaci

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për tu kualifikuar në çerekfinale. Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave.

Por e djeshme si duket ka qenë dita e një tifozi i cili ka qëlluar me rezultatin e tij duke fituar plot 106 mijë euro. Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe.

Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *