• |
ide | kryesore

Gjendet një person i pajetë në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme



Një person është gjetur i pajetë sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim të shkurtër, ku thotë se 35-vjeçari Eduart Saka dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Sidoqoftë po vijojnë hetimet.

Njoftimi

Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *