• |
ide | kryesore

FOTO/ Dëbimi i shqiptarit nga Britania që solli në Tiranë ministren e brendshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet britanike kanë dëbuar nga vendi i tyre për në Shqipëri Selami Çokajn, 47-vjeçarin që kishte tërhequr edhe vëmendjen e medieve britanike. Shkak për këtë vëmendje u bë fakti se shqiptari ishte dënuar për një vrasje me thikë në vendin tonë në vitin 1994.

Nuk dihen rrethanat, por ai u arratis nga burgu dhe arriti në Britaninë e Madhe në rrugë të jashtëligjshme. Atje u kap në vitin 2009 dhe u soll në Shqipëri, por nuk dihet se në ç’mënyrë arriti të rikthehej në Britani.

Atje arriti të hapte një biznes të larjes së makinave që i sillte fitime deri në 40 mijë paund në vit, shkruan Daily Mail. Tashmë pas 5 vitesh është dëbuar sërish për në Shqipëri. Mediat britanike e kanë konsideruar këtë një fitore të vogël por ministren e brendshme Priti Patel që së fundmi është angazhuar për riatdhesimin e të gjithë personave të dënuar apo të konsideruar të rrezikshëm nga autoritetet në Britaninë e Madhe.

Për këtë ajo bëri edhe një vizitë në Tiranë pasi shqiptarët zënë një vend të rëndësishëm të të dënuarve. Shqiptarët janë grupi më i madh ndër të huajt nëpër burgjet britanike ku në total ata përbejnë 16% të të gjithë të huajve nëpër këto burgje. Shifrat më të fundit tregojnë se shqiptarët nëpër burgje janë dyfishuar nga 876 në gusht të 2019 në 1574 në mars të këtij viti.

Deri tani janë deportuar në Shqipëri mbi 250 kriminelë të dënuar. Britania ka miratuar një ligj mjaft të ashpër për Nacionalitetin dhe Kufirin i cili parashikon dënime shumë të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore, por edhe deportimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të atyre që kërkojnë azil kur kërkesat e tyre refuzohen. ©LAPSI.al

Selami Cokaj Archives - Opinion.al Albanian killer Selami Cokaj, 47, FINALLY deported to home country after sneaking into the UK five years ago

 

Albanian killer is 'living under his real name in the UK after sneaking back into the country'

UK Border Force officials let 'Most Wanted' Albanian killer BACK into the UK and banned crook runs a car wash and lives nearby



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *