• |
ide | kryesore

ISIS kërcënon me sulme Italinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shteti Islamik ka kërcënuar se do të sulmojë se shpejti Italinë dhe ministrin e Jashtëm Lugi Di Maio. Në revistën javore zyrtare të shtetit islamik “Al-Naba” është analizuar fjalimi i kreut të diplomacisë italiane mbajtur gjatë samitit kundër terrorizmit të organizuar mes Italisë dhe SHBA-së gjatë vizitës së fundit të zhvilluar në Romë nga sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken.


Në tekst përmendet shpesh se “shteti islamik do të marrë Romën”, por mediat italiane shkruajne se “shërbimet e inteligjencës italiane nuk kanë sinjalizime shqetësuese për sigurinë.”


“Nuk duhet luftuar shteti islamik vetëm në Siri e Irak, por dhe në rajone të tjera”,-  tha në samitin e Romës ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili e quajti shqetësuese shtrirjen e ISIS dhe në Afrikë që padyshim vë në rrezik dhe Europën. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Italianet dhe Gjermanet jane mesuar me terroriste e kuq te sofistikuar qe ne vitet 70′. Nuk eshte rastesi qe nuk kane pesuar asnje sulm serioz nga analfabetet e droguar te ketyre viteve te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu