• |
ide | kryesore

Aksident në Maqellarë, tre të plagosur (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, në vendin e quajtur “Ura e re”. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë lënduar tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy drejtuesit e mjeteve, të identifikuar me incialet R.P., 63 vjeç; M. L., 58 vjeç, dhe një pasagjere janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në vendin e quajtur ‘’Ura e re’’ aksi rrugor Shupenzë- Maqellarë janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën e po marrin ndihmë mjekësore në spital dy drejtuesit e mjeteve shtetasit R.P., 63 vjeç; M. L., 58 vjeç, dhe një pasagjere”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *