• |
ide | kryesore

INSTAT rrëzon qeverinë/ 10 mijë vdekje më shumë prej nisjes së pandemisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa jetë të humbura ka shkaktuar pandemia e covid-19 në Shqipëri?

Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë për shumë arsye. Të parat janë ato që lidhen me pamundësinë e shumë personave për të bërë një tampon në valën e pandemisë në fund të 2020 dhe në fillim të 2021.

Ishte një kohë kur duhej shumë përpjekje për të siguruar një testim dhe “përgjigjja” nga urgjenca në anën tjetër të telefonit ishte “izolohuni ju dhe familjarët tuaj”. Shumë persona humbën jetën dhe askush nuk mund të thotë arsyen e vërtetë.

Të tjera raste lidhen me mos-identifikimin e covid. Nuk ishin të paktë edhe ata që nuk e besonin pandeminë dhe infektimin nga virusi. Nuk shkuan asnjëherë të bëjnë tampon dhe askush nuk e di numrin e atyre që kanë humbur jetën në këtë mënyrë.

Ishte vetë OBSH që në një raport të pak kohëve më parë zbulonte se viktimat nga covid në mbarë botën mund të jenë disa herë më të larta për pamundësinë e kryerjes së një tamponi apo dhe pamundësinë e marrjes së ndihmës në spitale për shkak të tejmbushjes së tyre.

Në Shqipëri fshihen shifrat?

Po. Gjithmonë në Shqipëri ka pasur dyshime se shifrat e publikuara në lidhje me pandeminë kanë qenë të zbukuruara nga autoritetet. Të gjithë e kujtojmë debatin që u bë pas denoncimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se shifrat e viktimave ishin të manipuluara. Makineria e propagandës qeveritare përdori çdo mundësi për ta rrëzuar këtë pretendim duke nxjerrë në ekrane mjekë dhe specialistë që e mohonin fshehjen e të vdekurve.

LEXO EDHE: Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Por ka diçka nuk mund të fshihet.

Këtë të enjte Instituti i Statistikave publikoi treguesit demografikë për 3 muajt e dytë të këtij viti ku bëjnë pjesë, lindjet dhe vdekjet. Revista “Monitor” ka bërë një përllogaritje duke krahasuar vdekjet në kohën e pandemisë me ato përpara saj.

Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën prill 2020 (kur nisi pandemia) deri në qershor 2021, janë 9953 vdekje më shumë në vend, në raport me mesataren e të njëjtës periudhë të viteve 2016-2019. Rritja është gati 37%.

Nëse sheh raportin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i jetëve të humbura nga pandemia është vetëm 2460 persona.

Çfarë ka ndodhur me 7493 persona të tjerë?

Shtesa më e lartë e jetëve të humbura ishte në 3 muajt e fundit të 2020 me mbi 3380 vdekje më shumë si dhe në 3 muajt e parë të 2021 me 3322 vdekje më shumë se mesatarja para covid.

Sipas të dhënave të Monitor rritja më e lartë e jetëve të humbura ishte në qarkun e Fierit (+23%), Shkodër (+21.7), Tiranë (+19.7%) dhe Gjirokastër (+19%). ©LAPSI.al

LEXO EDHE: 

Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Shifrat e Eurostat/ Bie propaganda, Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë

Investigimi/ Vdekjet “e dyshimta” nga covid-19

Vdekjet e “dyshimta” nga COVID-19/ Mjekët i thanë se motra i vdiq nga koronavirusi, kosovari i bën autopsinë dhe zbulon të vërtetën



10 Comments

  1. E na plasi trapi. Ne itali kan vdek 300 mije. Ne usa nja 600 mije. E sbejne si gore sic bejm ne se sjan popuj dramatik si ne. Sna qesh iher surrati. Ytt popull shpellar qe ben hije kot

    1. Matematike ridhhjeresi, qesharak
      1- Ne itali jane 60 milione njerez, totali i vdekjeve 128k(jo 300) do me thene per 1 milione rreth 2.1k. Per 3 milione 6.3k te vdekur. Po te ishim ne te njejtin nivel do kishin vdekur 200k
      Shqiperia qe sipas propagandes suaj te ri-dhjere ishte ne gjendjen me te mire se gjithe evropa paska 40% me shume te vdekur..
      Ik e laj pjatat se te mbaroi turni, pastaj gjej ndonje plake per asistence e mos u merr me keto gjera..

      1. ? jan te afte kta te lajn plaka e pjata dhe te bejn dhe te mencurin. Ngaqe dine kash shume dhe jan kaq te mencur prandaj jemi ktu ku jemi. As buke skan as drita as te ardhme asgjeeeeee vetem po vetem te kemi lartmadhnin te na udheheq. Pastaj tregojn shpellaret , alpinet etj etj se deri aty shkon mundesia argumentative.

    2. Ore pis, ne na intereson per shtetin tone, prandaj i qajme hallin Shqiperise. Edhe per 1 vdekje te vetme duhet te shqetesohemi, e jo per 10 000 shtese.

  2. edhe bar të hamë por Salën nuk e lamë” . Rreth tij turma e servilëve dhe lakejve që i pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai, Blinkeni të të akuzojë ty dhe familjen tënde për korrupsion? Apo ajo, “Kimetja, ambasadorja amerikane të të ulë ty para të tjerëve? Ti, që ke sjellë demokracinë, ti, që ke sakrifikuar për këtë popull?, etj, lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi.

    1. Berisha ka 10 vite ne opozite , ti vazhdon i bie legenit…Fol per “sukseset” e partise qe te japesh lajme te mira ..ha ha ha

    2. Po me saliun cpate tani? Po flasim per Instat qe ju ka treguar se sa sh genjeni! Clidhje ka saliu? Bo bo bo sa urrejtje ne shpirt. Pastrojeni shpirtin nga urrejtja se vetem sa stresoni veten. Fillojeni me rregullimin e frymarjes ose dhe yoga. Lereni saliun! Meruni me kta salirat qe keni nja 8 vjet qe dhe ajrin po ua ndotin.

  3. Po të dëgjosh mediat fanar ndriçues të sektpartisë dhe mendje lartët që kanë opinione dhe mençuri më shumë se të rendomtit rezulton që kjo nuk ka lidhje me keqmenaxhim të pandemisë dhe janë vdekje normale, madje është shkak i lindshmërisë së ulët…

  4. Amerika dhe OKB morën vendim që të ‘fiket’ makina e hekurt e Milloshevicit që po copëtonte shqiptarët e Kosovës e madje edhe vetë serbët. Po e dini çfarë bënë shqiptarët? Shqiptarët e nivelit më të lartë u takuan natën; presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetat e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë psillëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore.

    Ishte natë, errësirë, në mëngjes vetëm binte era naftë e gjak njeriu, por nuk kishte fajtorë.byrektore mysliman te islamikut salih karaxhic berisha serbit kriminel qe ju byrektore ja lepini bythen per 30 vjet,Ai dhe i vdekur do ti bej keq shqiperise njelloj si babai shpirteror i tij Enveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *