• |
ide | kryesore

FOTO/ Kinematografi e modë: Napoli i De Laurentiis vishet me… Armani

-Instant, Sport



Napoli ka qenë gjithnjë i vencantë në mënyrën e të bërit marketing dhe kjo falë presidentin të saj Aurelio De Laurentiis, që kinematografinë e ka patur gjithnjë pikën e tij të fortë. E tani, klubi nën Vezuv është shtyrë më tej, duke bashkuar edhe modën për të rritur edhe më shumë imazhin, të cilin ia ka besuar Giorgio Armanit.

Kështu, vazhdon impenjimi i brandit Armani në sport, përmes marrëveshjes me De Laurentiis, presidentin e Napolit. Kjo marrëveshje parashikon një bashkëpunim për sezonin 2021-2022 përmes markës EA7 që do të veshë ekipin e Napolit, me uniformat e ndeshjeve, ato stërvitore, por edhe kostumet për daljet dhe eventet e rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *