• |
ide | kryesore

Kaos në aeroportin e Afganistanit, 12 vetë u vranë nga rrëmuja

-Instant, Lajme, Planet



Luftëtarët talebanë rrethuan aeroportin e Kabulit të enjten dhe qëlluan me armë në ajër për të penguar hyrjen e shumë afganeve që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara. Skena kaotike u raportuan pranë zonës, ndërsa qeveritë e vendeve të ndryshme nxitojnë të kthejnë në atdhe shtetasit e vet, dhe kolegë afganë. Mbi 5 mijë persona janë evakuuar përmes aeroportit që po kontrollohet nga trupa të posaçme amerikane. Dhjetëra avionë nga rreth 15 vende janë dërguar në Kabul për të ndihmuar me evakuimet. Megjithatë Uashingtoni nuk jep garanci për kalim të sigurt për në aeroport.

Rreth 11 mijë shtetas amerikanë mbeten ende në vend, raporton agjencia e lajmeve AFP. Një total prej 12 personash janë vrarë brenda dhe rreth aeroportit të Kabulit që prej të dielës, sipas një zyrtari taleban.  I cituar në kushte anonimiteti nga agjencia e lajmeve Reuters, ai thotë se vdekjet kanë ndodhur si pasojë e të shtënave me armë dhe shkeljeve nga turma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *