• |
ide | kryesore

Kanabis brenda serës, arrestohen babë e bir në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir kanë rënë ditën e sotme në prangat e policisë së Tiranës. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe djali i tij Hamdi Sulaj, 25 vjeç janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa policia ka sekuestruar 2 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Arrestimi i këtyre dy personave u krye në kuaër të operacionit të koduar “KASHARI”, ndërsa  në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar, në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *