• |
ide | kryesore

Kina e gjendur përballë një krize demografike/ Ju kërkon çifteve të reja më shumë fëmijë

-Instant, F1, Stil



Përballë një krize shqetësuese demografike të krijuar prej saj, Kina po inkurajon çiftet që të kenë më shumë fëmijë.

Ekziston vetëm një problem: gratë nuk janë shumë të bindura.

Për më shumë se 35 vjet, Partia Komuniste në pushtet zbatoi në mënyrë rigoroze politikën e një fëmije, pasi vendi u përpoq të trajtonte mbipopullimin dhe të zbuste varfërinë. Por ndërsa lulëzoi ekonomia, Kina e gjeti popullsinë e saj të plakur dhe fuqinë e saj të punës duke u pakësuar.

Në një përpjekje për të zbutur rreziqet ekonomike që vijnë nga rënia e lindjeve, partia njoftoi në 2015 se do të lejojë çiftet e martuara të kenë dy fëmijë. Por pas një rritjeje të shkurtër në 2016, niveli kombëtar i lindjeve ka rënë nga viti në vit duke bërë që partia të lehtësojë politikën edhe më shumë për tre fëmijë.

Megjithatë, populli nuk duket i bindur. Kalimi zyrtar i politikës së re të vendit për tre fëmijë në ligj u prit me skepticizëm dhe kritikë të përhapur në mediat sociale kineze, me shumë gra që shprehën ankth për rritjen e kostos së jetesës dhe pabarazinë e ngulitur gjinore në vendin e punës.

Shumë argumentuan se rritja e tre fëmijëve do të ishte shumë e shtrenjtë dhe e paarritshme për shumicën e çifteve urbane, shumë prej të cilëve përballen me paga stanjacione, më pak mundësi pune dhe orë rraskapitëse në punë.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *