• |
ide | kryesore

Selena Gomez sjaron deklaratën e saj për kompaninë “Disney

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka sqaruar së fundmi deklaratën e saj për “Disney Channel”.

Në fillim të këtij muaji, Selena  promovoi serialin e ardhshëm në Hulu ‘Only Murders in the Building’ Teksa ishte pjesë e panelit të shtypit të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit, së bashku me Steve Martin dhe Martin Short.Ajo foli për rolin e saj në Wizards of Waverly Place nga 2007 deri në 2012 dhe tregoi se nuk e dinte cfarë po bënte kur nënshkroi kontratën me “Disney”. “Unë nënshkrova me Disney në një moshë shumë të re, kështu që nuk e dija saktësisht se çfarë po bëja. Unë isha një fëmijë që nuk e dija se çfarë po bëja, thjesht vrapoja në xhirime”, u shpreh atëherë Gomez.Mirëpo në një intervistë të fundit të përbashkët me Martin, Gomez iu drejtua gazetarëve në lidhje me komentin që kishte bërë, duke thënë se e kishte bërë me shaka. Gjithashtu ajo deklaroi se ndihej shumë krenare që ka punuar me kompaninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *