• |
ide | kryesore

Skandali me uniformat, Gjykata e Posaçme nuk ndryshon masën e një prej të arrestuarve

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ka refuzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Edlira Naqellari. Naqellari është arrestuar nga SPAK si pjesë e grupit të zyrtarëve që kanë kryer abuzime me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 28 milionë euro.

Në përballjen e tyre të parë me gjykatën, asnjë nga nëntë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Mistrisë së Brendshme, të akuzuar për abuzim me tenderin prej 2,8 miliardë lekë të pajisjes së policisë me uniforma, nuk pranuan të kenë shkelur ligjin.

SPAK akuzon të dyshuarit për “shkelje të barazisë në tenderë”, përmes ndryshimit të kushteve e kritereve të tenderit dhe favorizimit të një prej kompanive garuese. Sipas dosjes së prokurorisë, të siguruar nga A2CNN, procedura e tenderit “Blerje e shpërndarjeve e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, duhet zhvillohej në tre pjesë, por është bashkuar në një të vetme nga zyrtarët e dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *