• |
ide | kryesore

Kapet në Durrës 50-vjeçari, iu gjetën 4 mina me telekomandë

-Instant, Lajme, Të fundit



4 mina me telekomandë, gati për t’u shitur u sekuestruan nga policia e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Furnitori”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Shërbimet e policisë e ndaluan Arben Elezin në Shkafanë dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *