• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori i serialit “Dynasty”,

Paparazzi, Slider



Aktori Michael Nader është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur për fansat nga bashkëshortja e tij Lister, e cila përmes një postimi në Facebook zbuloi se aktori  vdiq nga kanceri vetëm dhjetë ditë pasi u dignostifikua me të. “Më vjen keq të ndaj lajmin e hidhur që bashkëshorti im, Michael Nader, vdiq në shtëpi më 23 Gusht. Ai u diagnostikua me kancer të patrajtueshëm të premten më datë 13 dhe ndërroi jetë 10 ditë më vonë pranë meje dhe shokut të tij më të mirë, qenushin Storm në krah. Vdekja dhe diagnoza e tij ishte e papritur dhe unë kurrë nuk kam përjetuar një agoni të tillë sa të shikoja shpirtin tim binjak të vdiste para syve të mi. Ai u dashurua nga shumë njerëz dhe vlerësoi fansat e tij , letrat dhe e-mailet e tyre. Iu përgjigj të gjithëve. Ai ishte duke punuar në një libër për jetën dhe varësinë e tij para se të ndërronte jetë. Kishte kaq shumë talente dhe aftësi dhe është e vështirë të imagjinohet ta jetosh jetën pa praninë, gëzimin dhe të qeshurën e tij të bukur dhe të mrekullueshme”, shkruajti ajo në postim. Michael ishte i njohur për rolin e tij si bashkëshorti i Joan Collins, në serialin “Dynasty”.

Died in 10 days: His wife took to Facebook on Wednesday to state, 'It grieves me to share the sad news that my husband, Michael Nader, passed away at home on August 23rd. He was diagnosed with untreatable cancer on Friday the 13th and died 10 days later with me and his best fur friend Storm by his side'

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *