• |
ide | kryesore

Del sondazhi/ Cilët janë ministrat që Rama duhet të mbajë në qeveri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojnë ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri.
10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën.


Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar “Rama 3”, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania.


6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht.

Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave.

Sondazhi pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë në zona urbane dhe rurale gjatë muajit gusht.

Të pyetur se cilët ministra nuk dëshirojnë t’i shohin pjesë të qeverisë në 4 vitet e ardhshme qytetarët u përgjigjën në këtë mënyrë:

4.6% kundër – Blendi Klosi – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

3.1% kundër – Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

2.5% kundër – Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm, Erion Braçe – Zv. Kryeministër, Pandeli Majko – Ministër i Diasporës

2.4% kundër – Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Pas suksesit në parashikimin e saktë të rezultatit zgjedhor, “Barometri”, rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve. Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen të enjten e 9 shtatorit. /Euronews Albania

6 Comments

  1. Ju e besoni kete sondazh????????????????????
    Absurditet …… Kush eshte ai hajvan qe voton per injorant e haduter me bisht ?
    Te gjihe e dime te gjithe i njohim , perveçse peshtymes ne fytyre nuk meritojne asgje tjeter .
    Te votosh nje hajdute dhe agjente si Belinda do te thote me mire beje harakiri .
    Po te flasim pastaj per jevgjitin e gjirokastres , Ahmetajn , me kollaj eshte te beshe vetvrasje me thike mbas shpine sesa te besosh se ai nuk do vjedh me . Te mendosh se ky hajdut e bir haduti do beje diçka per popullin apo per kete vend vetem si ide eshte ide absurde . Edhe ne enderr ky staf qe ka palloshi duke filluar nga vete ai nuk mund te imagjinohet ndonje e mire per shqiperine . Keta jane plehra qe perveç koshit ku duhet te hidhen e vetmja gje qe meritojne eshte izolimi hermetik i ketij koshi plehrash se ndryshe ndotin gjithe dynjane . Kjo qeveri e kata ministra kurva nuk meritojne asgje tjeter perveçse perbuzjes dhe permbysjes se menjehereshme .

  2. Zëri i Amerikës i kujton Bashës “ultimatumin” e Yuri Kim e precedentin “Doshi”/ Tani duhet të vendosë çfarë do bëjë me Berishën

  3. Vetem per nje gje nuk me plas hajdari fare! Po fare! Per kopene e bagetive qe zgjedh bariu mjekerbardhe me tuta kawasaki. Ishin bageti, do jene bageti. Dhe stani mavi, ju e dini, ka me shumice nga keto specie dykembeshe. Thjesht i qeth leshin kur ndrohet sezoni.

  4. Une mendoj se nuk eshte i sakte sontazhi.Eshte bere siq e duan vetè te jete.Te gjithe ato qe jane ne krye te listes jane me hajdutet e qeverise.Keta don ti lej prapè me vjedh Fondet Publike.Vaj medet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu