• |
ide | kryesore

Japonia gjen grimca të zeza brenda vaksinës Moderna kundër Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Japonia ka pezulluar një pjesë të dozave të vaksinës Moderna kundër Covid-19 pasi një substancë e huaj u gjet në një shishe. Autoritetet njoftuan se ka qenë një farmacist që ka parë disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës në Prefekturën Kanagawa. Rreth 3,790 njerëz kishin marrë ndërkohë doza nga ky grup, ndërsa pjesa tjetër është pezulluar.

BBC raporton se ky lajm vjen në më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milion dozave Moderna për shkak të kontaminimit. Farmacisti gjeti grimcat e zeza ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës. Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina potencialisht e kontaminuar.

Firma farmaceutike spanjolle Rovi, që ka mbushur vaksinat, tha në një deklaratë se një linjë prodhimi në Spanjë mund të jetë shkaku. Firma shtoi se po kryente një hetim për çështjen. Të martën, Ministri i Shëndetësisë i Japonisë tha se lëndët e jashtme të gjetura në prefekturën jugore të Okinaëa ishin për shkak të gjilpërave të futura gabimisht në shishka.



4 Comments

  1. EMO SKA GJE SE E DI PARTIA ME MIRE ATE PUNE ME RAKACOLLEN DHE MANASTIRKURVEN KESHTU QE MOS DEGJONI GOJET E LIGA PO HE ME VRAP DHE NXITONI TE CPOHENI SI DELET!

  2. Opozita ka vdeke po stregon
    Vaksinat do ta bejme kur majmuni të kapë lakuriqin e nates.
    Të parët ata që e kane prejardhjen nga majmuni.

  3. Në një artikull shkruhej grimcat kanë hyrë kur është mbushur në shishe.
    Ajo vika më fucia në spanjë dhe u mbushka
    aty me shishe .
    O Zot Na Ruaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *