• |
ide | kryesore

Përplasje virtuale mes ishit të Kourtney dhe të dashurit aktual

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian po gjendet në një situatë të çuditshme midis ish-partnerëve të saj dhe partnerit aktual.

Ish-partneri i saj, Younes Bendjima po tegohet shumë transparent me ndjekësit, duke postuar edhe disa biseda private me ish-partnerin tjetër te Kourtney-it, Scott Disick.

 Por para se të flasim për këtë, duhet t’ju sjellim pak në vëmendje të kaluarën e Kourtney Kardashian.

Ndalemi tek historia e Kourtney/Younes.

Ata filluan të dilnin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së saj nga Scott, në vitin 2016 dhe qëndruan bashkë deri në vitin 2018. Thuhet se në mënyre të fshehtë ata patën një ribashkim në fund të vitit 2019 deri në qershor të 2020-ës.

Scott Disick, me të cilin Kourtney pati një lidhje 9-vjeçare dhe ndajnë bashkë 3 fëmijë, bëri një deklaratë publike se dëshironte ta ‘vriste’ Younes-in, gjatë ribashkimit të Keeping Up With Kardashians, në fillim të këtij viti.

Por pavarësisht kësaj armiqësie, Scott dhe Younes duket se janë në një përpjekje të dukshme për të bashkuar forcat, duke krijuar ngacmime ndaj Kourtney-t, e cila po shijon pushimet me të dashurin e saj aktual Travis Baker.

“Hej a është mirë kjo vajzë? Vlla çfarë është duke bërë kjo kshu. Në mes të Italisë.”- Është ky mesazhi që Scott i dërgon rivalit të tij, Younes-it, krahas fotos pasionante të çiftit.

Ah, po! Ka dhe një përgjigje nga Younes: ‘Nuk më intereson së çfarë bënë për sa kohë ajo është e lumtur. Ps: Nuk jam vllai yt’

Younes vendosi ta bënte publike këtë bisedë me tre rreshta, por që shkaktoi një ‘Boom’ mediatik.

‘Qëndro me të njejtën energji edhe në publik, ashtu siç bënë në mënyrë private”-shkruajti Younes në krahë të fotos së bisedës.

Midis komenteve të shumta të fansave, ata dalin në një rezultat që ndoshta Scott ndihet ende xheloz për ish-partneren e tij.

Në lidhje me këtë Kourtney nuk ka reaguar, por Travis po. Ai ndau një screenshot nga filmi Goodfellas, të qeshurën e pakontrolluar të një personazhi.

Duket se Kourtney nuk do të humbasi kënaqësinë e këtyre pushimeve për asgjë tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *