• |
ide | kryesore

Rui Costa rrëfen ‘sekretet’: “Na vinte turp të imitonim Ronaldon, i provonim fintet e tij fshehurazi”

-Instant, Sport



Një Champions League dhe një kampionat me Milanin, tre Kupa Italiane dhe dy Superkupa me kuqezinjtë e Fiorentinën, 94 ndeshje dhe 26 gola me kombëtaren portugeze. Karriera e Rui Costa nuk është absolutisht një karrierë e dobët dhe mesfushori është konsideruar gjithmonë si një nga më të mirët e brezit të tij, si në vendin e tij ashtu edhe në Itali. Prandaj duket e çuditshme që dikush mund t’i ketë bërë një përshtypje të tillë ish -lojtarit të Milanit, sa ta detyrojë atë… të ketë turp. Por nuk ka asgjë për tu habitur kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.

“Unë kurrë nuk kam luajtur me Messin, por kam pasur privilegjin ta bëj me Cristiano Ronaldon, ndërsa ai ishte duke u rritur në botën e futbollit. Në ekipin kombëtar ai ishte më i riu nga të gjithë, por u integrua menjëherë shumë mirë dhe çdo ditë kishte një finte të re për të na treguar. E vërteta është se ne kishim turp t’i provonim në stërvitje dhe e imitonim fshehurazi. Pastaj në mbrëmje, ai fliste vetëm për driblime, ndërsa ne përpiqeshim t’i fusnim atij rëndësinë e lojës si ekip. Por në realitet, kur ai nuk ishte aty, ne të gjithë thoshim se ai me siguri do ta fitonte Topin e Artë. Ishte e qartë nga mënyra se si stërvitej, nga talenti i tij. Ne nuk kishim dyshime, as unë dhe as lojtarët e tjerë me përvojë. E dinim se kishim përballë një atlet me vullnet të jashtëzakonshëm. Ai kishte kokën dhe këmbët për të qenë më i miri. E për fat për të të gjithëve, shkoi kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *