• |
ide | kryesore

Arrin në 46 numri i viktimave si pasojë e uraganit Ida në SHBA

-Instant, Lajme, Planet



Ka shkuar në  46 numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve, për shkak të uraganit Ida që goditi qytetet në Lindje të SHBA-së. Vetëm në Nju Xhersi raportohen 23 viktima. Guvernatori Phil Murphy tha se shumica e vdekjeve ishin njerëz të bllokuar në automjetet e tyre nga përmbytjet dhe u mbuluan nga uji. Zyrtarët thanë se shumë persona janë të pagjetur.

Dhjetëra persona kanë vdekur në gjashtë shtete lindore, Konektikat, Merilend, Nju Xhersi, Nju Jork, Pensilvani dhe Virxhinia, pasi stuhia solli reshje të papara në disa zona. Në mesin e viktimave është edhe një polic i cili iu përgjigj thirrjes për ndihmë të një personi të zhdukur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *