• |
ide | kryesore

Lavazhi si bazë kokaine, arrestohen 2 të rinj në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Vlorë sepse shpërndanin kokainë në lavazh.

Ata janë identifikuar si Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lendë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparat celular.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *