• |
ide | kryesore

Gjenden 35 klandestinë në një tunel në dalje të Korçës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kapen 35 klandestinë në zonën e Korçës. Ata u gjetën në afërsi të fshatit Mbroje gjatë mbrëmjes së së të dielës.

Mes tyre, kishte gra dhe fëmijë ku më i vogli është një foshnje 3-muajshe. Për shkak të rrugës së gjatë që kishin përshkruar prej kufirit të gjelbër, foshnja është dërguar në spital.

Mësohet se emigrantët e paligjshëm qëndronin të fshehur në një tunel. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

Më herët në hyrje të qytetit të Korçës u kap një furgon brenda së cilës ishin 20 emigrantë të paligjshëm. Shoferi i mjetit, e ka braktisur furgonin në momentin që ka parë patrullën e policisë dhe është larguar.



2 Comments

  1. Mos i kapni po lereni te nxjerrin nga shqiperia. Perndryshe frontex ti kthej mbrapsht andej nga kane hyre se na ngelen ketu e u be muti mullar.

  2. Uaaaa pse nuk doli Kim dhe Rama ti presin? Apo dava rrembythjes keta. Nuk jane ne kategorine e BBC si afganet. Ne nje dite ne Shqiperi, vetullat qe nxi e diten, u dalin syte naten. Perse, keta jane kriminele? Keta nuk kane dinjitet? As mbrojtje, as lule per ta dhe as zbarim ligji per refugjatet? Nuk ka intervista me pordhe te madhe per keta? Ata jane thjesht njerez qe ikin nga temerri i luftes se Sirise por qe ende nuk i rruhet trapi SHBA, dhe servileve te tyre ne Ballkan. Mijra afgane ne menyre klandestine i sjèllin neper vende te tjera, asnje ligj nuk kane respektuar nga pikpamja e te drejtes. Por askush nuk i quan klandestine. Edhe ata kane nevoje per mbrojtje por te pakten jeni humane prej verteti dhe respektoni te gjithe. Muter!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *