• |
ide | kryesore

Video/ Azerbaixhani nuk është Shqipëria: si atëherë, pa Ronaldon, por De Biasi thyhet keq

-Instant, Sport, Video



Portugalia rimerr kreun e grupit, duke mposhtur 0-3 Azerbaixhanin e Gianni de Biasit. Ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë dështoi të përsërisë suksesin e 7 viteve më parë, kur me kuqezinjtë e nisi fushatën kualifikuese historike që përfundoi me kualifikimin në Francë 2016, duke mposhtur Portugalinë 0-1 në shtëpinë e tyre.

Si atëherë, Portugalia ishte pa Cristiano Ronaldon të skualifikuar, por Azerbaixhani nuk bëri dot rezistencë dhe luzitanët gjetën avantazhin e dyfishtë që në pjesën e parë me Bernardo Silvan dhe Andre Silvan. Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë, me skuadrën e Santos që vazhdoi të insistonte dhe e mbylli llogarinë me golin e sulmuesit të Liverpool Diogo Jota në minutën e 75 të ndeshjes.

Me këtë rezultat, Portugalia ngjitet në kuotën e 13 pikëve, pas 5 ndeshjesh të luajtura, duke marrë kreun e Grupit A. Katër fitore e një barazim për të besuarit e Santos, që nuk njohin humbje në këtë fushatë drejt Katar 2022. Ndërkohë Azerbajxhani i De Biasit renditet në vendin e fundit në grup duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 5 takime.



1 Comment

  1. Atehere Shqiperise ja la Ronaldo pasi eshte simpatizues i joni qe nga nata e Beogradit dhe anti-serb qe i jane bere shume padrejtesi ne ndeshjet me ekipin serb duke i anulluar gola reale! Prandaj bej tifo per Ronaldon se e di qe i do shqiptaret pasi vjen nga nje popull i varfer dhe i shtypur ne Europe si ne..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *