• |
ide | kryesore

“O legen, injorant…” Militantët e PD-së, sharje dhe fyerje ndaj Bashës në oborrin e selisë blu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.

Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.

Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u future në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.



5 Comments

  1. Edhe keta moterqirat qe shajne, injorant si militantet e Ridhjerjes apo Rilindjes jane.

    E shajne Bashen thjesht sepse jane militant te Saliut dhe qe kane vjedhur masivisht ne kohe te tij

    Nuk po e ofendojne Bashen per arsye parimore

  2. a e kuptuat se kush ka qen dhe eshte kryetari i vertet i PD? ja ky qe thoshte jam ne pension dhe skam pesh ne vendimarrje. ja pra qe amerikanet kan te drejt. hajt tung tani e mos na cani karin

  3. filloi levizjen haxhi qamiliste Salehu me 100 spartan me Sali Lushen ne krye. dora e zez e ketij rrufjani. ke per ta ngren keq fare o Sale me keto qe po ben. po mir te te behet se keshtu e meriton dhe ske par gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *