• |
ide | kryesore

Përpara seancës/ Partia Socialiste anulon mbledhjen e parashikuar kurse Basha jep direktivat për grupit e tij parlamentar

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar e parashikuar para nisjes së seancës së sotme plenare. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Klan news, ndërsa ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë nga kampi opozitar mësohet se pasi mori vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë grupin parlamentar. Basha ka shkuar në selinë blu dhe për rreth 30 minuta do të diskutojë me të zgjedhurit e rinj të PD-së direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Kjo mbledhje vjen vetëm një orë pas seancës së parë Kuvendit, ku opozita rikthehet në parlament pas 2 vite e gjysmë jashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *