• |
ide | kryesore

Mbahet ceremonia e 11 Shtatorit, mungojnë Donald Trump dhe George Bush

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti amerikan Joe Biden dhe Zonja e parë Jill Biden, morën pjesë këtë të shtunë në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Ata ishin të pranishëm ceremoninë fillestare në Nju-Jork, në vendin ku ngriheshin Kullat Binjake, të rrafshuara pas përplasjes së dy avionëve të marrë peng nga terroristët e Al Qaeda-s. Në ceremoni u bashkuan edhe dy ish-presidentë, Bill Clinton dhe Barack Obama, ndërsa u vu re mungesa e presidentit George W. Bush dhe Donald Trump. Por ndërsa Bush është njoftuar se do të marrë pjesë e madje do të mbajë edhe një fjalim në Shenksvill, vendin ku u rrëzua avioni i katërt i marrë peng nga terroristët me objektiv Uashingtonin, mësohet se Donald Trump do të vizitojë i vetëm vendin e Kullave Binjake.

Trump mendohet se do të shoqërohet në këtë vizitë nga Rudy Giuliani, avokati i tij personal, i cili në kohën e sulmeve ishte kryetar i Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *