• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Ozzy Osbourne zbulon detaje nga martesa e tyre: Grindeshim shumë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi, bashkëshortja e Ozzy Osbourne, Sharon ka folur rreth martesës së saj 40-vjeçare me këngëtarin.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Sharon zbuloi se cifti ka patur shpesh debate me njëri tjetrin.”Grindjet tona ishin legjendare. Ne e dinim që ne po “vrisnim Perëndinë” në njëri-tjetrin. U ndal rreth 20 vjet më parë, por  e dinim që po grindeshim shumë”, u shpreh ajo. Gjithashtu, Sharon pohoi se filmi i tyre biografik reflekton të kaluarën e trazuar që kanë patur së bashku.”Është një film për Ozzy-n dhe jetën time, për mënyrën sesi jemi argëtuar dhe në përgjithësi flet për marrëdhënien tonë të paqëndrueshme. Të gjitha luftimet, pajtimet, përsëri luftimet, eksitimi, çfarëdo. Dhe kjo është një histori dashurie. Njerëzit do ta shikojnë filmin dhe mendojnë se nuk duhet ta kishim shfaqur. Por ne po themi vetëm të vërtetën. Disa njerëz kanë marrëdhënie të paqëndrueshme dhe e jona ishte shumë e paqëndrueshme”, rrëfeu Osbourne.Dyshja e njohur u takuan me njëri-tjetrin në vitin 1970 kur Sharon ishte vetëm 18-vjeçe dhe  u martuan në vitin 1982.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *