• |
ide | kryesore

Pse doli Rama në krah të Albinit

-Instant, 2, Ide
andi bushati



Edi Rama ka zhvilluar vizitën e tij më normale në Kosovë. Shfaqja e tij në krah të Albin Kurtit, pas takimit të përbashkët të dy delegacioneve, ishte një nga ato që kryeministri shqiptar i urren më shumë, pasi nuk përmbajnë tharmin e të bërit lajm. Por, Edi Rama u përkujdes pikërisht që ajo të ishte e tillë. Larg përplasjeve drithërruese me Ramush Haradinajn, krejt i ndryshëm në qëndrime si ato që sollën bojkotimin e deputetëve të LDK-së në kuvend, përtjej etiketimeve si “gomar” të të gjithë atyre që e konsideronin Thaçin tradhëtar, duke kapërcyer gër mërre si ato që e bënë të linte karrigen bosh, ndërsa fliste Vjosa Osmani, ai është treguar i përmbajtur deri në monotoni.

Analiza/ Situata në kufi me Serbinë ul tensionet Rama- Kurti

Madje edhe përkrah Kurtit, në konferencën për shtyp, ai ka dashur të evitojë çdo polemikë.
Kur një koleg nga Prishtina e pyeti për etiketimin si konspiracionist që i bëri Albinit në krah të Merkelit, ai u mjaftua duke thënse se fjalët ia kishin nxjerrë nga konteksti. Kur dikush e ngacmoi për “Open Balkan”, ai rëshqiti duke thënë se me homologun e vet në Prishtinë kanë qasje të ndryshme për të arritur qëllim të njëjtë. Kur Albin Kurti tregoi se në takimin e përbashkët kishin biseduar më tepër ministrat përkatës për çështje konkrete, ai e korigjoi nga frika se mos mediat e reportonin lajmin me titullin: “këta të dy nuk flasin”.
Edi Rama u soll brenda kornizave të ngushta të shefit të një qeverie që viziton shtetin e vëllezërve të një gjaku edhe në raport me konfliktin që po zhvillohet në Jarinjë dhe Bërnjak. Ai i dha plotësisht të drejtë Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit për targat, akuzoi Beogradin për masa ushtarake teatrale, theksoi prezencën absurde të futjes së ambasadorit rus në këtë konflikt, madje u kujtua të përmende edhe një fakt që kishte bërë sikur e harronte më parë, që serbëve të Kosovës shteti u paguan edhe energjinë elektrike.

Po të lexohen me vëmendje pikat mbi të cilat kryeministri shqiptar vuri theksin këtë radhë duket sikur qëndrimi i tij ka ndryshuar me 180 gradë. Mjafton të mos shkosh në kohë më larg se kjo verë, për të kujtuar se ai e akuzoi Prishtinën se po bëhej pengesë në përparimin e dialogut me Beogradin, se ai e cilësoi si konspirative dhe me kokën nga e shkuara qëndrimin e qeverisë së Kosovës ndaj Open Balkan, për të mbërritur në fund tek deklarata që lëshoi nga New Yorku, ku vuri shenjën e barazimit mes palëve për konfliktin që po zhvillohej në Jarinjë.

Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.

Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës

Qoftë kur të dy silleshin si fanatikë të një bote që kërkon zgjidhje me ndryshim teritoresh dhe shkëmbim popullsish, qoftë kur ndryshonin katërcipërisht qasje duke luajtur promovuesin modern të një gadishulli pa kufij, Rama ka hyrë në betejë me çdo shqiptar që ishte kundër projekteve të tij me presidentin serb. Në këtë optikë Albin Kurti u shfaq si pengesa e tij më e madhe dhe prandaj ai u bë targeti kryesoi i sulmeve të mediave të rilindjes.

Ku po gënjen Albin Kurti?

Por kushtet aktuale, kur tanket serbe janë pozicionuar në kufi, kur avionët e tyre shkelin hapsirën ajrore të Kosovës, kur Moska ka marrë një pozicionim të qartë, e kanë trysnuar kryeministrin shqiptar në morsën e të pamundurës. Në këto kushte ai nuk e kishte as luksin për të shkaktuar polemika, as lirinë për të shigjetuar liderin kosovar të radhës. Ndaj ai u kujdes me ngërç dhe pahir ti dilte në krah Kurtit, pasi çdo qëndrim i ndryshëm do ti kthehej në boomerang. Në këtë moment, pikërisht në Prishtinë, ai nuk mund të bënte as rolin e kozmopolitit as të liderit perendimor që qëndron mbi palët. Prandaj zgjodhi me pahir rolin e mërzitshëm të patriotit që mbështet “vëllain e vogël”.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Dikur Rama pat thene se politika eshte loje shahu. Mesa duket Albin Kurti eshte shahisti me i mire pjesemarres per momentin. Me nje levizje te vetme ai nxorri zbuluar para komunitetit vendas e nderkombetar serbet ne teresi. Ramen, Vuqiqin dhe nismen e tyre te open balkan. Pas goditjes qe i dha Angela Merkel kjo ishte derrma perfundimtare ndaj kesaj nisme tashme te pakuptimte. Nderkohe qe i shton shume pike aksiomes se Albinit, te merremi nje here vesh me njeri-tjetrin, te behemi te gjithe shqiptaret bashke, e pastaj ashutu te gjithe bashke te ulem te flasim me serbet nese do duan. Perndryshe te rrine ku jane, kane kaq vite qe vujane te dalin nga rrethimi, skemi pse ua ofrojme detin neve falas

  2. YMER GELBAZA KELLIRA DHE FRROK CUPI JA VJEDHIN FOTOT ART MEVLANIT NE FB DHE TWITTER DHE MASTUBONJN ME KOL SALLAKU SKYPE LIVE NE SKYPE thotë:

    NE FAKT EDI RAMA MBETI SI NJE I DHJERE NE SURRAT SE PO VERTETOHET SE ALEXANDER VUCIC DO TE PUSHTOJ PRAP KOSOVEN ME DHUNE DHE EDI RAMA ESHTE DORA E DJATHTE E ALEXANDER VUCIC,PRANDAJ ISHTE I KUJDESHEM SE MOS DIKUSH PO JA HIDHTE NOJ GRUSHT MUT NE SURRAT

  3. -se pse rama e kthen pallaken me fjal sa her i duhet
    – se rama nese nuk arrin me nje metod te te mbush mendjen..ne ket rast ballkani i hapur nderron metod…

  4. YMER GELBAZA,FRROK CUPI DHE CARLO BOLJA BOLINO ,PO MASTURBOJN AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT-POLICIA JU LUTEM LIDHENI ZAGARET… thotë:

    ZOTI BUSHATI ZOTI LUBONJA DHE ZOTI SHKULLAKU SI MUNDE TE JENI ULUR AFER YMER GELBAZA KELLIRES DHE BATON HAXHIUT,KUR KETYRE ZAGAREVE JU MBAN GOJA ERE BYTH,PO TE MENDOJE SY YMER GELBAZA KELLIRA KARRIEREN E BYTHLEPERSIT E KA FILLUAR DUKE E LEPIR SALI BERISHEN ,KURSE BATON HAXHIU DUKE E LEPIR NE BYTH HASHIM THACIN -JU LUTEM VENI MASKEN SE JU QELBIN KETA BYTHLEPIRES

  5. YMER GELBAZA E MBAN PENG EDI RAMEN ME DOSJEN E KRISTAQ RAMES-KURSE EDI RAMA E PERDOR DUKE E PAGUAR YMER GELBAZA KELLIREN PER TA OFENDUAR ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN! thotë:

    KY EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ (KRISTAQ RAMEN ) SE PO JA KAPTE GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA GREG KRISTAQ RAMEN E NUK PO E SHET KOSOVEN SI NJE NDER PER ALEXANDER VUCIC

  6. Te merresh me palloshin eshte kohe e humbur . Ai kerkon vetem rremuj , genjeshtra dhe sidomos para me thase .
    rrumpallhane hesapi

  7. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA QKA DO TE BEJE ME DOSJEN E KRISTAQ VS EDI RAMES SE GREGU DUHET TE DI SE KUSH ESHTE BABAI I TIJ?! thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM SI KA MUNDESI TE DALIN PRAP NE TELEVIZIONE YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU SKYPE,KUR YMERI JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT EDI RAMES,DHE KOL SALLAKU SKYPE DUKE MASTURBUAR LIVE NE SKYPE

  8. Edi është i dhjerë deri në brez! Albini kishte te drejte per ballkanin e hapur te vuçiicict me Rammen!!
    Kjo eshte e tera!!

  9. E drejtë. Kjo ishte lëvizje e sforcuar e Ramës.
    Nuk kishte nga shkonte, se për shpirt do kishte vizituar Beogradin dhe do sulmonte Kosovën.
    Por në këtë situatë çdo veprim ndryshe nga ai që bëri duke vizituar dhe mbështetur me gjysëm zëri Kosovën do merrte automatikisht damkën e tradhëtarit në ballë!

    Albini (sigurisht dhe me garancitë e konsultat me faktorët e ndryshëm ndërkombëtar e shqiptar) bëri një lëvizje të thjeshtë administrative për targat por që ve me shpatulla pas muri ish-ministrin e Millosheviçit, ose do pranojë targat me stemën e Kosovës ose do ndërhyjë ushtarakisht dhe të aneksojë veriun. Por nuk ka në plan të bëjë as njërën e as tjetrën, po luan bllofin shumë fort dhe po shpreson në ndonjë gafë ose gabim nga pala Kosovare dhe presion për tu tërhequr.

    Duke qenë se Amerikanët u zbythën nga Afganistani nuk do lejojnë kurrë që të ndodhi përsëri e njëjta gjë në Kosovë në një kohë kaq të shkurtër, të paktën jo sa të jetë Biden, pasi do diskretitoheshin përfundimisht në arenën ndërkombëtare.

    Pala Kosovare duhet të ketë kujdes nga operacionet e shërbimeve serbe pasi kanë një historik në operacionet “black flag” ku në kohën e Millosheviçit vriteshin serbë nga UDB dhe akuzoheshin shqiptarët, si në rastin e Pejës.

  10. “Urgjent duhet ridimensionuar marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, nga pikëpamja e autonomisë së Kosovës, respektit të pushtetit dhe kryeministrit të Kosovës si njerëz, si politikanë dhe si shtet autonom që nuk ka varësi nga askush dhe nuk patronazhohet nga Shqipëria”, është shprehur Duma.

  11. Shkrimi me kot i ralles per te thene e mos thene asgje. Lexoni kete paragraph dhe do kuptoni boshesine e mendimit te Andit. “ Prej disa vitesh, por sidomos pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti, Edi Rama ka pasur një shqetësim, që asnjë telash, problem apo pretendim që vinte nga pala kosovare, të mos cënonte marëdhënien speciale që ai ka arritur të ndërtojë me Aleksandar Vuçiçin.” Diskush qe ka njefare llogjike elementare shtron pyetjen e drejte – a eshte paresore sipas Andit maredhenia me Vucic apo mosmaredhenia me Kurtin. Sipas lojrave me fjale te Andit, maredheniet speciale me Vucic jane paresore per Ramen, dhe keto u bene akoma me speciale kur Kurti erdhi ne fuqi. Pra perfundimi i Andi Italianit eshte qe Kurti paska qene viagra qe Rama perdor per te shtuar epshin e dashurise se tij per Vucic. Edhe Ismail Kadare nuk do ta shkruante me bukur.

  12. Vizita e Rames ne Prishtine dhe fryma miqesore e vllazerore qe u konstatua nga te dy palet duhet pershendetur e inkurajuar. Kur ke nje komshi agresiv si Serbia, kur kemi dy shtete shqiptare te dobta, lidershipi shqiptar duhet te tregoj mençuri e solidaritet. Pastaj e lagu apo se lagu dhelpra bishtin ska rendesi.

  13. Edi Rama doli ne krah te interesave shqiptare jo ne krah te Al Bin Kurtit o kastravec i Hysni Kapos . Al Bin Kurti eshte patate e vogel per Edi Ramen. Edi Rama eshte kryeministri me i suksesshem i Shqiperis ne mbi 100 vjet dhe kjo i terbon tradhetaret e Shqiperise qe furnizuan me nafte Milloshevicin dhe shkaterruan ushtrine shqiptare Ptuu rrace muti

    1. 15:35 ju jeni per te qa e per te qesh… rama km me i suksesshem. Ky esht kompliment sharja qe ndjekesit « e zgjuar » i bejn diktatorit dmth rama esht me i sukseshem se enveri berisha nanua; me nje fjal esht nje mut i suksesshem….

  14. Rrace bastardi, merru me temen. Keto momente tregojne fytyren e vertete te drejtuesve. Rama ishte correct nga halli prej kosovareve. Se nga te dyja anet ua ka liruar nenen shqiprareve perfshi dhe bastardin e paemer 1535.

  15. arsyetimi ketu duket i thjeshtuar; Bushat
    Sic e tha dikush tjeter me lart, Rama nderron metode por jo qellim.
    Rama mbetet armik i shqiptareve ne te dy shtetet ne jete te jeteve. Nuk e koncepton dot ai Reciprocitetin se nuk i rref per interesin shqiptar. Ai ne kushtet e Albinit ishte kur per detin tone ju tha grekeve hajt negociojme duke vene ne dikutim nje territir te padiskutueshem shwiptar.

    S’duket ku do dale kjo levizje ndaj Albinit por tymin do ja shihni me vone.

  16. Meqe qelloi nje rruge e dy pune, gjuajti nje keshilltare per vete, ish drejtuese e AKIt. Pse i duhen kaq shume sigurimsat ktij?
    Vlora Hyseni ish-drejtuese sigurimi, cfare keshillimesh te fshehta ka nevoje ky birbo mbi shtetin presidentin mbi Kosoven? Mbeti duke kontrolluar informacionin nga lart. Sapo ngriti Agjencin e kontrollit te Medias. Bleu drona per kontroll territori. Infot private te popullates u shkelye ti drejtoje na portali qe kontrollin vete e-Albania, qe nga mosha parashkollore deri tek te vaksinimet e korones. Bredh boten neper tryeza takimesh private me njerez me influence, sa ne Greqi Izrael Amerike Hungari.

    Ci duhen ketij njeriu gjithe kjo armate informacioni e kontrolli? Per vete. Cope injoranti me ego monstre.
    Si gjithe djajte.
    Shqiperia e vogel poshte e me poshte.
    Kjo e Kosoves eshte loje tjeter
    tymin ia shihni me vone se gjarpri i fsheh kembet.

  17. Nëse ka ende njerëz që ndjekin e, ndoshta besojnë verbërisht te lëvizja e tanishme e Berishës, kjo ndodh sepse përballë tyre kanë një kastë njerëzish thellësisht të pabesuar; më shumë përulës, se sa të mendimit; lëpirës dhe zhvatës më shumë se sa paraqitje njerëzore e njeriut të politikës; dallkaukë dhe të pavlerë në kreun e opozitës, që, megjithatë, janë të aftë të ngritin struktura thellësisht të rrezikshme

  18. As Lulzim Basha e as Evi Kokalari, nuk u bënë vetë liderë përmes meritokracisë, por ata thjeshtë janë të përzgjedhurit e Sali Berishës. Ata janë të “emëruarit” e tij në krye të PD, për hallin e vet personal, pa vullnetin e të djathtëve shqiptarë. Herën e parë, me zgjedhjen e Lulzim Bashës, kjo skemë përfundoi si tragjedi për Sali Berishën. Ndërsa herën e dytë, historia dihet që përsëritet gjithmonë, thjeshtë si komedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *