• |
ide | kryesore

Dëshmitë/ Çfarë thanë policët dhe shokët e 21-vjeçarit pas vrasjes në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e policit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë. 2 shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama që ndodheshin në makinë kanë treguar se janë thirrur nga shoku i tyre për të konsumuar kanabis dhe se nuk e kishin aspak idenë se Rama kishte armë.

Kristjan Shehri dhe Armando Marku janë shprehur se nuk kishin dijeni për armën.

Ata janë arrestuar vetëm për “moskallëzim krimi” pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë.

Në momentin e afrimit tek makina e të rinjve, efektivët kanë thirrur ‘jemi policia’, pavarësisht se nuk kishin veshur uniforma.

Shefi i Krimeve në Lezhës Leonard Palushi i cili ka parë me sy ekzekutimin e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë ka treguar se ai bashkë me kolegun tjetër kanë përfunduar në kanal pasi ka ndodhur krimi.

“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,” – mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *