• |
ide | kryesore

Ardi Veliu flet me gjuhën e Ramës: Saimiri u vra dy herë, nga krimi dhe drejtësia e vjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i policisë së Shtetit në fjalimin e lamtumirës kritikoi drejtësinë e cila e la të lirë Aldi Ramën, vrasësin e nënkomisar Saimir Hoxhës.

“Saimiri dhe policia sot u vranë dy herë nga krimi dhe drejtësia e vjetër. Organizata e policisë është e vetmja që e ka paguar kaq shtrenjtë dhe kjo jo për paaftësinë e punonjësve të policisë. Përkrahja e qytetarëve dhe agjencia e zbatimit të ligjit” tha Ardi Veliu duke përdorur në këtë mënyrë atë gjuhë që kemi dëgjuar nga kryeministri Edi Rama sa herë sulmon drejtësinë.

Veliu tha se familja e Hoxhës do të ketë në krah të gjithë policinë.



8 Comments

  1. D.m.th qeveria nuk ka faj fare ne kete situate?! Fajin e paska krimi dhe drejtesia vetem! Qeveria vetem i qan dhe ju lidh nga nje pension, dhe i percjell. Kaq!

  2. Ngushellime te sinqerta per çdokend qe cek ngjarja (gjeja me e pakte njerzore qe mund te thuhet ne fatin e keq per to)!
    Por keto h*rra duke folur ne “korr” (e kam per kete dhe per te gjithe pushtetin/ pusht*t e prononcuar) dhe kush e kush me shume dhe, pa asnje dogane fjale, veçse i bejne dem çdo gjeje qe e rrethon ngjarjen…
    Hetojeni ngjarjen ne teresine e saj dhe, pastaj flisni o te mjere… nje dekorim ne aksion nuk i duhet askerkujt… veçse atyne qe e japin… per te dale flamurtare/ menyra partizane ne punet e shtetit nuk mund te kete…
    Se çfare halli mund te kene nuk e dijme por, nje gje e forte i ngushton…
    ?‍♂️

  3. Dhe Rama fajtor sepse del me një kriminel në foto. Po pse do thoni.Sepse të gjithë fotot e tij janë Vetëm me ta ,e që janë idhtarë të tij.Sepse stani tij vetëm këta ka.

  4. Po pra deri dje i mohonit gradimin ,sot bejn sikur qajne dhe kush bene sikur qan ne me shume kapterr Veliu ,e Zot sa i madh dhe i durushem je ,jepi nje shuplak ketij faqeziut qe cdo dite i ndodhe nje ngjarje me pasoja jeten e njerezve dhe ky thote fajin w ka drejtesia ,po mire mor palle ai ishte me arrest shtepie kush e mbikqyr zbatimin e mases se sigurimit gjykata apo prokuroria?,ku i keni byzylyket me gps ministria e drejtesis apo ce do yyyyy injorant

  5. Haroi ky kambalja të pyesi si e ka mamin dhe ku e ka babin….. Dhe ja hedh fajin kujt të mundë. E shkatërroi policinë nga paaftësia dhe del e flet broçkulla.

  6. Ju lutem, me shpjegoni lidhjen logjike te ketij krimi me drejtesine e vjeter.
    O injorant, o kokepagdhendur, mjere ne cfare kemi ne krye te policise dhe shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *