• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski hedh akuza për ngacmim seksual ndaj Robin Thicke

-Instant, Paparazzi, Slider



Supermodelja e famshme, Emily Ratajkowski ka treguar para disa ditësh se ishte sulmuar seksualisht në xhirimet e videoklipit për projektin e njohur muzikor “Blurred Lines”.
Në librin e saj të ardhshëm, ajo ka ngritur akuza ndaj këngëtarit, Robin Thicke. Sipas modeles, ajo është ngacmuar nga ai pa pëlqimin e saj gjatë xhirimeve të klipit të vitit 2013.

Të bëra publike për herë të parë, këto akuza janë raportuar në gazetën Sunday Times dhe do të shfaqen në librin e ardhshëm të Ratajkowski “My Body”.
Modelja thotë se Thicke “u kthye në grup i dehur për të xhiruar vetëm me mua”.
Ratajkowski u shfaq në video së bashku me Thicke, këngëtarin Pharrell Williams dhe reperin TI. Blurred Lines kryesoi listat në të gjithë botën, duke u bërë kënga më e shkarkuar e Mbretërisë së Bashkuar e të gjitha kohërave në 2014.
Së fundmi, Emily Ratajkowski tha se kishte frikë të zbulonte publikisht sulmin seksual nga këngëtari Robin Thicke para afro dhjetë vitesh.
“Unë isha një modele e panjohur dhe nëse do të kisha folur ose ankuar, nuk do të isha këtu ku jam sot, nuk do të isha e famshme.”, tha modelja për “People”.
Po ashtu, ajo tregoi edhe arsyen që e shtyu drejt vendimit për të folur publikisht në lidhje me këtë çështje.
“Unë shkrova një libër për evolucionin e politikës sime dhe që përfshin shumë përvoja të ndryshme nga karriera dhe jeta ime. Mënyra se si u ndjeva dhe mendova për ato përvoja ka evoluar”, u shpreh Emily.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *