• |
ide | kryesore

Sherr me sende të forta në Korçë, plagoset një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt i çastit ka përfunduar me një të plagosur në Korçë. Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *