• |
ide | kryesore

Ekspertët mjekësor të shqetësuar për shëndetin e Adele

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjatë një interviste me British Vogue, Adele ka folur për regjimin e saj të stërvitjes. Ajo shpjegoi se e shtoi rutinën e saj të stërvitjes vitet e fundit, si një mënyrë për të monitoruar mirëqenien e saj të përgjithshme.

Por disa ekspertë të mjekësisë e kanë etiketuar këtë regjim si të tepruar.

“Ishte për shkak të ankthit tim,” tha ajo. “Duke u ushtruar, thjesht ndihesha më mirë. Nuk kishte të bënte me humbjen e peshës, por ishte që të bëhesha e fortë dhe t’i jepja vetes sa më shumë kohë çdo ditë pa telefon. Unë u bëra mjaft e varur nga ajo gjë. Ushtrohem dy ose tri herë në ditë.”

Kur u pyet se nga se përbëhet rutina e saj, këngëtarja u përgjigj:

“Bëj peshat në mëngjes, pastaj bëj shëtitje ose boks pasdite dhe pastaj shkoj dhe bëj kardio gjatë natës. Isha e papunë kur e bëja këtë rutinë. Dhe e bëj me trajnerë.”

Mirëpo, ekspertët mjekësorë pohojnë se stërvitja 2 ose 3 herë në ditë mund të jetë e dëmshme dhe të paraqesë disa rreziqe afatgjata shëndetësore.

“Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor i udhëheqjes së një jetese të shëndetshme,” tha shefi mjekësor i WebMD, John Whyte, për The New York Post. “Por të ushtrohesh 2 deri në 3 herë në ditë është e tepruar.”

Whyte shtoi se stërvitja e tepërt mund të sjellë lëndime.

“Kur ushtrohemi, ne stresojmë muskujt, kockat dhe organet tona,” tha ai. “Dhe nëse nuk u japim këtyre pjesëve të trupit tonë një shans për t’u shëruar pas përdorimit, funksioni i tyre mund të fillojë të përkeqësohet. Kur e teproni me palestrën, kjo streson trupin dhe muskujt tuaj. Trupi juaj pastaj prodhon kortizol në përgjigje të atij stresi kronik. Dhe nivelet e larta të kortizolit mund të shtypin aftësinë e sistemit imunitar për të shmangur sëmundjet.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *