• |
ide | kryesore

Prince Andrew një kërcënim për monarkinë pas skandalit seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Andrew mund të qëndrojë për një përjetësi i distancuar totalisht nga jeta publike. Burime mbretëore bëjnë me dije se princi – i cili po përballet me akuza për abuzim seksual dhe një padi, që kanë turpëruar familjen mbretërore – nuk do të lejohet kurrë t’i kthehet jetën së tij publike.

Vëllezërit dhe motrat e turpëruara, Princi Charles, Princi Edward dhe Princesha Anne, i kanë “mbyllur derën” vëllait të tyre, sipas Sunday Times.

“Nuk ka asnjë mënyrë në botë që ai të kthehet ndonjëherë, familja nuk do ta lejojë kurrë të ndodhë,” -tha një burim për Sunday Times.

Një burim tjetër tha për The Sun se “nëntë muaj më parë Charles, Anne dhe Edward patën një takim dhe ranë dakord se nuk kishte rrugë kthimi për të.”

Andrew nuk po merr asnjë mbështetje as nga nipërit e tij.

“William nuk është fans i xhaxhait të tij, Andrew,” tha një burim tjetër për gazetën, i cili shtoi se Princi William e konsideron xhaxhain e tij një “kërcënim për familjen”.

Andrew është fshehur në Balmoral Estate të Mbretëreshës Elizabeth në një përpjekje për të shpëtuar nga akuzat e Virginia Roberts Giuffre, e cila pretendon se ai e përdhunoi dhe e sulmoi seksualisht kur ajo ishte nën 18 vjeçe, me urdhër të pedofilit Jeffrey Epstein, me të cilin Andrew ka pasur një miqësi të ngushtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *