• |
ide | kryesore

Vidhen zyrat e këshillit të qarkut Vlorë, një person merr disa dokumente

-Instant, Lajme, Të fundit



Zyrat e këshillit të qarkut të Vlorës kanë rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se një person, ende i pa identifikuar, ka marrë disa dokumente. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ndërsa nuk dihet ende se çfarë dokumentesh janë vjedhur.

Grupi  hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *