• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person dhe është lënduar një tjetër. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”. Automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit me vdekje është bërë parakalimi i gabuar i mjetit me drejtues shtetasin Vilson Tola.

Nga aksidenti është bllokuar superstrada Lezhë-Shkodër dhe është devijuar qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *