• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja rreth largimit të Princ Harry dhe Meghan Markle nga familja mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Biografi mbretëror, Andrew Morton  ka zbuluar së fundmi detaje të reja rreth largimit të Princ Harry dhe Meghan Markle nga familja mbretërore.

Morton ribotoi librin e tij, Meghan: Një Princeshë e Hollywoodit, të martën, i cili përmban intervista shtesë me disa nga familjarët dhe miqtë e Dukeshës së Sussex-it.Sipas tij, Princi William kishte një ndikim në vendimin e ciftit për t’u tërhequr nga rolet mbretërore. pasi ai nuk e mirëpriti menjëherë  Meghan.“Ai kaloi tetë vjet me Kate Middleton dhe ata u ndanë për një kohë para se të martoheshin. Për Harry-n, ishte e menjëhershme kur erdhi puna te Meghan. Por William mendoi se ishte shumë shpejt. Nuk dinte shumë për familjen e saj. Mbaj mend në vitet e para, gjithçka që raportohej për familjen e Meghan vinte nga vëllai dhe motra e saj duke folur në shtyp.“,tregoi Andrew.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *