• |
ide | kryesore

Rrahin me karrige presidentin e Union Berlin: tifozët e Feyenoord e sulmuan në një bar

-Instant, Sport



Një natë frike për presidentin e Union Berlin, Dirk Zingler, i cili u sulmua, së bashku me persona të tjerë, në një lokal në Roterdam nga një grup tifozësh të Feyenoord. Dy skuadrat do të përballen sonte në Ligën e sapoformuar të Konferencës. Presidenti i Unionit ishte në mesin e një grupi drejtuesish të ekipit kur u sulmua, njëri nga njerëzit me të cilin ai ishte i shoqëruar përfundoi në spital.

Policia e Roterdamit arrestoi një 25-vjeçar i cili, së bashku me një grup njerëzish, hodhën karrige dhe objekte të tjera mbi drejtuesit e klubit gjerman. “Për fat të mirë nuk pati lëndime serioze. Unë nuk mendova se një gjë e tillë mund të ndodhte, grupi përbëhej rreth një e treta nga gra dhe kishte edhe të moshuar,” tha për DPA zëdhënësi i klubit të Unionit, Christian Arbeit, që më pas shtoi se i plagosuri tashmë është larguar nga spitali. Feyenoord e dënoi menjëherë incidentin dhe i kërkoi falje Unionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *