• |
ide | kryesore

“Bëhu ti trajner i Vllaznisë e unë specialist nga karrigia”: Brdaric nuk përmbahet, më në fund dikush ia ‘përplas’ Hafizit

-Instant, Sport



Analizat nga studio bëhen lehtë, duke qenë se nuk ke asnjë përgjegjësi, sidomos rezultati. Kritikat e Astrit Hafizit, sidomos për trajnerët e huaj, duke filluar nga ai i kombëtares Edoardo Reja e deri te ai i Vllaznisë Thomas Brdaric janë bërë refren i zakonshëm, por pas ndeshjes mes Vllaznisë e Tiranës, që shkodranët e humbën 0-2 debati ka marrë tone të ashpra aq sa gjermani i është kthyer keq live në lidhje direkte me studion, në intervistën pas ndeshjes për “SuperSport”.

“Në sezonin e kaluar kam bërë komplimente për atë që keni dhënë për Vllazninë. Por sot nuk mund ta them një gjë të tillë, keni një përgjegjësi për këto 7 javë mendoj unë” e nisi Hafizi, duke marrë përgjigjen e teknikut Brdariç – “A doni të flasim për sot apo për të gjithë sezonin? Se atëherë duhet të takohemi e të flasim 2 orë për të dhe të shpjegoj si punohet këtu në Shkodër. OK? Ej çuna… Unë nuk e kuptoj këtë analizë tani”.

Në këtë pikë ka ardhur edhe sulmi i zakonshëm i Hafizit: Po e shikoj se një vërejtje të bëra dhe reagove kështu. Komplimentet i more mirë. Mos thoni analizojmë, nuk keni analizuar fare. Kjo është përgjegjësi e juaja”. E gjermani nuk ka hezituar fare ti tregojë pozitat: “Mund të ndryshojmë pozicionet, ti bëhu trajneri i Vllaznisë dhe unë specialist i “SuperSport”. Në rregull?”

Hafizi në 5 vjet si trajner i Vllaznisë është shpallur njëherë kampion në 92, ndërsa është mundur në finalen e Superkupës. Brdaric, në vitin e parë në drejtimin e kuqebluve u rendit i dyti, vetëm me diferencë golash ndaj Teutës, ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë, por jo Superkupën.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *