• |
ide | kryesore

Shtohen tensionet/ Mbi 700 tentativa për kalim kufiri Poloni-Bjellorusi, disa të arrestuar

-Instant, Arkiva, Planet



Policia kufitare në Poloni ka regjistruar më shumë se 700 tentime për të kaluar ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi në 24 orët e fundit.

Ndërkohë Polonia vazhdon të refuzojë që t’ua mundësojë punëtorëve shëndetësorë joqeveritarë, që të kujdesen për emigrantët e bllokuar nëpër kufi.

Rojet kufitare kanë ndaluar katër të huaj, të gjithë qytetarë irakianë, nga 727 tentime në total, ka raportuar një radio polake.
Bashkimi Evropian akuzon liderin e Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, se po shtyn emigrantët drejt kufijve të bllokut evropian, si hakmarrje ndaj sanksioneve të Brukselit.

BE-ja ka vënë sanksione ndaj këtij shteti për shkak të shtypjes që i është bërë opozitës, shoqërisë civile dhe mediave të pavarura, prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat janë konsideruar të manipuluara.
Më herët gjatë kësaj jave, Polonia ka bërë të ditura planet për të rritur numrin e ushtarëve dhe rojeve në kufi me Bjellorusinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *