• |
ide | kryesore

Putin: Krimea do të jetë përgjithmonë pjesë e Rusisë

-Instant, Lajme, Planet



Në ditën kombëtare të Unitetit, presidenti rus Vladimir Putin tha se Krimea do të jetë gjithmonë pjesë e Rusisë. Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 – një lëvizje që vendet perëndimore e konsiderojnë si të paligjshme.

Putin mbështeti aneksimin ndërsa vizitoi Sevastopolin, qytetin që është porti i flotës ruse të Detit të Zi.

‘Vendi ynë ka rifituar unitetin  historik. Kjo lidhje e fortë dhe e qëndrueshme mund të ndihet më shumë këtu në Sevastopol, në Krime”, tha Putin të enjten. “Ata janë pjesë e Rusisë dhe do të jenë gjithmonë, pasi ky është vullneti sovran, i lirë dhe i palëkundur i popullit, i të gjithë popullit tonë.

Dita e Unitetit shënon dëbimin forcave polako-lituaneze në 1692 që pushtuan Moskën; festa filloi në vitin 2005. Gjithashtu Dita e Unitetit u bë gjithashtu një rast për marshime kundër emigrantëve nga nacionalistët, por autoritetet e Moskës ndaluan që kjo ngjarje të zhvillohej në kryeqytetin rus këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *