• |
ide | kryesore

Iu gjetën 13 kg kanabis në banesë, arrestohet në Borsh një 45-vjeçar

-Instant, Lajme, Të fundit



Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre. burime nga policia e Vlorës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. B., 45 vjeç, banues në Borsh të Himarës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike, kanabis në formë bo135eje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *