• |
ide | kryesore

“Me sa gra të shokëve ke shkuar në shtrat”: provokimi i tifozit merr përgjigjen epike të John Terry

-Instant, Sport



Ish-lojtari i Chelsea, John Terry, përflitet se ka pasur një lidhje me bashkëshorten e Wayne Bridge, Vanessa Perroncel (modelja e ka mohuar gjithmonë). E sapo ish-mbrojtësi ka hapur një adresë në
Twitter disa ditë më parë, cështja është kthyer në vëmendje nga një tifoz provokues. Ish-lojtari i Chelsea ka ndarë në faqen e tij kujtime futbollistike, por i është dashur të përballet me guximin e ndjekësve të tij. Njëri në veçanti ka dashur ta provokojë me një pyetje përtej normave: “Me sa gra të shokëve ke shkuar në shtrat këtë vit, JT?”. Por, ish-kapiteni i bluve ka reaguar pa humbur toruan, duke iu përgjigjur plot energji: “Pyet zonjën tënde”. Përgjigja u shpërblye nga fansat e tij me një numër të jashtëzakonshëm pëlqimesh dhe retweetesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *