• |
ide | kryesore

Totti i përgjigjet Cassanos: “Unë i harruar pas 20 vjetësh? U bë kohë tani që e kam harruar veten”

-Instant, Sport



“Francesco, Cassano tha që nuk je i përjetshëm si Messi dhe Maradona dhe se pas njëzet vjetësh do të harrohesh, çfarë mendon për këtë që tha Cassano?”. Gazetari i ‘Le Iene’, ka dashur të ngacmojë akoma Francesco Tottin, për të marrë një përgjigje nga ish-kapiteni i Romës për fjalët e Antonios, i cili nga ekranet e Bobo TV (kanali i Bobo Vierit, transmetuar në rrjetin social Tëitch) ndezi një polemikë të fortë duke artikuluar frazën: “Ai nuk është i përjetshëm si Messi apo Maradona, pas 20 vitesh do të harrohet”.

I menjëhershëm ka qenë pozicionimi i tifozëve të skuadrës verdhekuqe që kanë marrë anën e simbolit të tyre dhe, po ashtu, edhe ish-trajneri i tij Zdenek Zeman duke folur në radio për këtë cështje deklaroi: “Totti do të mbetet gjithmonë një simbol i Romës”.

Sot, në fushat e lojës së Eur, ku luan Seria A1 e futbollit me tetë lojtarë, Totti i është përgjigjur Cassanos në transmetimin që do të shfaqet në mbrëmje te ‘Le Iene’: “Është e drejtë, unë u bë kohë që e kam harruar veten”, ka thënë Totti. “Të kanë mbrojtur si Zeman ashtu edhe Mourinho” vazhdon gazetari, por ish-kapiteni i përgjigjet: “Nuk ishte nevoja”. Insistimi deri në provokim i gazetarit nuk funksionon me Tottin: “Një përshëndetje për shokun tënd Cassano, ish-mikun Cassano?”, e nxiti ai. “Jo! Antonio është një mik. çfarë ish!!!” replikoi golashënuesi më i mirë i Romës i të gjitha kohërave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *