• |
ide | kryesore

Billie Eilish, topless per projektin e ri (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Cdo ditë e më shumë këngëtarja Billie Eilish është në qendër të vëmendjes për çdo veprim të sajin. Këtë herë ka qenë parfumi i saj që ka arritur të finalizohet duke ardhur në duart e të gjithë dashamirësve dhe fansave të bukuroshes. Këtë lajm fantastik, i cili i lumturoi ndjekësit pamasë e ka bërë të ditur po vetë nëpërmjet një psotimi në rrjetin e saj social Instagram ku kishte shkruar:

Nesër në mëngjes del “Eilish” në orën 09:00! @billieeilishfragrances mezi pret që të jetë në duart tuaja! Pavarësisht se postimet e fotove në lidhje me parfumin kanë qenë të pafundme, kjo e fundit ka qenë gjithashtu shumë e veçantë sepse ajo ka pozuar ‘topless’. Një imazh ky, i cili i ngjason edhe shishes së parfumit që  ka një thelb pjesën e sipërme të gjoksit të një femre. Billie gjithmonë ka ditur që të godasë me idetë dhe me projektet e saj.

Ky parfum i ri i saj kushton vetëm 68 dollarë, por që nuk do të ishte i disponueshëm deri ditën e djeshme dhe nëse dëshiroje që ta bëje tëndin parfumin e Billie-t do të të duhej që të regjistroheshe dhe të bëje një ‘pre-order’ por tani një gjë e tillë nuk do të ndodhi më.

Ajo çfarë ka të veçantë ky parfum nuk është vetëm domethënia e tij që aroma është e ngrohtë, komode dhe ju bën të ndiheni si të jeni në shtëpi, pavarësisht se ku mund të jeni, por në përbërësit e këtij parfumi ku përfshihen petale, lëng mandarine, manaferra, erëza të buta, kakao dhe vanilje kremoze. Krijuesja e hitit ‘Happier Than Ever’ ka treguar se ky parfum i kujton kohë kur ka qenë vetëm 14 vjeç.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *